Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veprimet antiterroriste në Maqedoni i rritin shqetësimet e bullgarëve

Foto: arkiv

Policia në Maqedoni zhvilloi këto ditë një operacion të madh antiterrorist në disa qytete, gjatë të cilit kapi 9 veta, për të cilët kishte dyshim se kanë lidhje me organizatën radikale Shteti Islamik. Shumica e të arrestuarve janë kthyer para pak kohe nga Siria, po kërkohen akoma rreth 30 veta të tjerë, kurse për akoma 20 dihet se edhe në momentin e tanishëm vazhdojnë të luftojnë kundër regjimit sirian. Para pak kohe në një aksion të tillë antiterrorist policia maqedonase dha viktima, kurse numri në rritje i këtyre aksioneve në fqinjin tonë perëndimor shkakton shqetësime të arsyeshme ndër bullgarët. Jo vetëm sepse edhe në Bullgari po ndodhin operacione të tilla vendimtare, edhe pse jo kaq të mëdha, kundër islamit radikal. Edhe në Maqedoni, edhe në Bullgari objekt i interesit policor dhe i veprimeve policore janë disa elemente, për të cilat drejtoritë zyrtare të myslimanëve deklarojnë se nuk kanë aspak lidhje, por megjithë këto deklarata, këto elemente nuk janë penguar në asnjë mënyrë për të marrë udhëzime të ndryshme nga imamët e xhamive të islamit tradicional. Aktualisht autoritetet në Shkup kanë dyshime se në xhaminë e Shkupit Tutunsuz dhe në disa shtëpi private janë zhvilluar madje trajnime ushtarake. Të gjithë të arrestuarit në aksionin në Shkup janë shtetas maqedonas, kurse duke pasur parasysh regjimin pa viza midis të dyja shteteve, hyrja e tyre në Bullgari nuk do ishte një problem serioz. Bën përshtypje se veprimet e autoriteteve maqedonase  janë më energjike sesa ato të autoriteteve bullgare. Ndoshta jo vetëm sepse në fqinjin tonë perëndimor ka xhihadiste, të cilat kanë marrë pjesë në veprimet luftarake në Siri, por edhe sepse në Maqedoni veprime të tilla inkriminohen sipas ligjit dhe sanksionohen me burgim. Me të vërtetë tani për tani në Bullgari nuk janë zbuluar xhihadistë, të cilët kanë marrë pjesë në veprimet luftarake të Shtetit Islamik, por para pak kohe u arrestua një simpatizant i kësaj organizate terroriste. Ai ka marrë pjesë në një grup hakerësh, i cili ka të bëjë me të. Ndoshta zbulimi i luftëtarëve edhe në territorin bullgar është çështje kohe. Ndoshta pikërisht këtë e ka pasur ndërmend politikani bullgar Krasimir  Karakaçanov – bashkëkryetari i Frontit Patriotik të paraqitur në Parlament dhe lider i VMRO-s, kur deklaroi se kjo që ndodh në Maqedoni kërcënon edhe Bullgarinë. “Shteti Islamik” tashmë mund të ketë rrënja edhe në territorin tonë, kurse fakti se Bullgaria është një viktimë e lehtë e sulmeve terroriste e vërtetoi gjithashtu atentati në Aeroportin e Burgasit para disa vitesh.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD