Policia në Maqedoni zhvilloi këto ditë një operacion të madh antiterrorist në disa qytete, gjatë të cilit kapi 9 veta, për të cilët kishte dyshim se kanë lidhje me organizatën radikale Shteti Islamik. Shumica e të arrestuarve janë kthyer para pak kohe nga Siria, po kërkohen akoma rreth 30 veta të tjerë, kurse për akoma 20 dihet se edhe në momentin e tanishëm vazhdojnë të luftojnë kundër regjimit sirian. Para pak kohe në një aksion të tillë antiterrorist policia maqedonase dha viktima, kurse numri në rritje i këtyre aksioneve në fqinjin tonë perëndimor shkakton shqetësime të arsyeshme ndër bullgarët. Jo vetëm sepse edhe në Bullgari po ndodhin operacione të tilla vendimtare, edhe pse jo kaq të mëdha, kundër islamit radikal. Edhe në Maqedoni, edhe në Bullgari objekt i interesit policor dhe i veprimeve policore janë disa elemente, për të cilat drejtoritë zyrtare të myslimanëve deklarojnë se nuk kanë aspak lidhje, por megjithë këto deklarata, këto elemente nuk janë penguar në asnjë mënyrë për të marrë udhëzime të ndryshme nga imamët e xhamive të islamit tradicional. Aktualisht autoritetet në Shkup kanë dyshime se në xhaminë e Shkupit Tutunsuz dhe në disa shtëpi private janë zhvilluar madje trajnime ushtarake. Të gjithë të arrestuarit në aksionin në Shkup janë shtetas maqedonas, kurse duke pasur parasysh regjimin pa viza midis të dyja shteteve, hyrja e tyre në Bullgari nuk do ishte një problem serioz. Bën përshtypje se veprimet e autoriteteve maqedonase janë më energjike sesa ato të autoriteteve bullgare. Ndoshta jo vetëm sepse në fqinjin tonë perëndimor ka xhihadiste, të cilat kanë marrë pjesë në veprimet luftarake në Siri, por edhe sepse në Maqedoni veprime të tilla inkriminohen sipas ligjit dhe sanksionohen me burgim. Me të vërtetë tani për tani në Bullgari nuk janë zbuluar xhihadistë, të cilët kanë marrë pjesë në veprimet luftarake të Shtetit Islamik, por para pak kohe u arrestua një simpatizant i kësaj organizate terroriste. Ai ka marrë pjesë në një grup hakerësh, i cili ka të bëjë me të. Ndoshta zbulimi i luftëtarëve edhe në territorin bullgar është çështje kohe. Ndoshta pikërisht këtë e ka pasur ndërmend politikani bullgar Krasimir Karakaçanov – bashkëkryetari i Frontit Patriotik të paraqitur në Parlament dhe lider i VMRO-s, kur deklaroi se kjo që ndodh në Maqedoni kërcënon edhe Bullgarinë. “Shteti Islamik” tashmë mund të ketë rrënja edhe në territorin tonë, kurse fakti se Bullgaria është një viktimë e lehtë e sulmeve terroriste e vërtetoi gjithashtu atentati në Aeroportin e Burgasit para disa vitesh.
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..