Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është mikpritëse e Kongresit të XI Ndërkombëtar për Studimet Evropiane Juglindore

БНР Новини
Akademia Bullgare e Shkencave
Foto: balkanstudies.bg

“Evropa Juglindore dhe integrimi evropian: politik, social dhe ekonomik dhe aspektet kulturore” – kjo është motoja e Kongresit të XI Ndërkombëtar për Studimet е Evropës Juglindore, i cili po zhvillohet në Sofje nga data 31 gusht deri më 4 shtator.

Më shumë për historinë e kongresit na tregon profesori Aleksandër Kostov nga Instituti i Ballkanistikës:

Prof. Aleksandër Kostov. Foto: Jordanka Ivanova“Një organizator kyç i kongresit është Asociacioni Ndërkombëtar për Studimin e Evropës Juglindore. Ai është krijuar gjatë vitit 1963, në kohën e Luftës së Ftohtë, kur, pavarësisht nga situata e ndërlikuar politike, prapë së prapi shfaqen kushte të favorshme për një bashkëpunim shkencor. Atëherë fillojnë punë dhe shumë qendra studimore në regjion. Asociacioni studion historinë, letërsitë, artet, shoqëritë nga periudha e lashtësisë deri në ditët tona. Kongresi i Parë i Ballkanistikës (siç është i njohur tek ne) zhvillohet në Sofje gjatë vitit 1966. Edicioni tjetër në kryeqytetin bullgar është gjatë vitit 1989. Sipas traditës organizator nga ana bullgare është Instituti i Ballkanistikës me Qendrën e Trakologjisë pranë Akademisë Bullgare të shkencave.”

Në kongresin e 11 marrin pjesë më shumë se 250 specialistë në sfera të ndryshme të studimeve nga 26 shtete. Këtu është mbledhur elita botërore akademike në fushën e studimeve juglindore evropiane. Kuptohet janë prezantuar të gjitha vendet nga regjioni, si dhe qendrat e mëdha studimore nga Rusia, ShBA, Kina dhe Japonia.

“Ky kongres i është përkushtuar një teme jashtëzakonisht aktuale – “Ballkani dhe integrimi evropian”, duke u vënë theksi jo vetëm mbi procesin e bashkimit faktik të vendeve nga regjioni ndaj Bashkimit Evropian, por dhe mbi integrimin në një kuptim pak më të gjerë. Shikohet pjesëmarrja e shteteve ballkanike në familjen evropiane në çdo një drejtim – kulturor, politik, ekonomik, gjatë periudhave të cilat paraprijnë bashkimin e vërtetë. Temat janë 18 në numër dhe janë lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me moton e forumit. Janë përfshirë letërsia, gjuhësia, historia, artet, mediat. Sesioni ynë ekonomik ishte shumë kureshtar dhe shkaktoi një interes të madh – ai ishte lidhur me investimet ruse dhe kineze në Evropën Juglindore. Ka edhe një temë të posaçme për NATO-n në Ballkan.”

Të shumta janë faktet kureshtare dhe pak të njohura, të cilat i prezantojnë shkencëtarët. Profesori Aleksandër Novik nga Rusia për shembull tregoi për një nga studimet e veta:

“Artikulli im është i lidhur me praktikat mjekësore të shqiptarëve, të cilët jetojnë në Ukrainë. Historia e tyre është shumë interesante. Në fund të shekullit të XVI ose në fillim të shekullit të XVII një grup i madh shqiptarësh ikin nga vendet e tyre të lindjes dhe vendosen në rajonin e qytetit Varna (Bullgarinë Lindore). Aty jetojnë në vazhdim të tre shekujve dhe gjatë periudhës së Luftës Ruso-Turke (1877-1878) bashkë me bullgarë dhe gagauzë janë të detyruar të braktisin fshatrat e veta. Qeveria ruse iu lejon të vendosen në rajonin e qytetit Odesë, ku ata jetojnë dhe sot e kësaj dite dhe ruajnë gjuhën dhe traditat e veta, të ndikuar fortë  nga ato bullgare.”

Shembujt për një bashkëjetesë të përbashkët në Ballkan janë të shumta dhe padyshim janë shumë aktuale gjatë situatës së sotme të rënde me refugjatët. Kjo temë po kështu gjeti vend në kumtesa. Kurse pas sesioneve të gjata dhe interesante shkencore pjesëmarrësit kishin mundësi të vizitojnë një koncert të Ansamblit të Dhomës të Solistëve të Sofjes, dhe të marrin pjesë në ekskursionet e organizuara deri në qytete të ndryshme të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

At Stefan (majtas) dhe At Walter Gorra

Një prift katolik dhe një ortodoks: Kur e festojmë Ngjalljen bashkë, është më e gëzueshme

Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme. Këtë e tha për BTA në Ruse At Stefan nga Kisha Ortodokse “Shën Nikolla” dhe famullitari në kishën..

botuar më 25-04-18 9.51.PD
Milen Cvetkov

Për personalitetet që lanë gjurmë në shoqërinë bullgare dhe filmin “Milen”

Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..

botuar më 25-04-17 7.00.PD

Populli i Antarktikut i Bullgarisë është paraqitur në një ekspozitë fotografike në Sofje

Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..

botuar më 25-04-17 6.05.PD