Ditën e Bashkimit të Bullgarisë – 6 shtatorin, u zhvillua edicioni i gjashtë i radhës i Festivalit Kombëtar “Kultura e etnit tim”. Fillimi u vu shumë vite përpara në qendrën bashkiake Pavell Banja si një festë e vogël. Së shpejti aktiviteti u zmadhua dhe u transferua në Gorno Sahrane. Ky fshat piktoresk i shtrirë në afërsi të qytetit Kazanllëk, u bë organizatori i mrekullueshëm i kësaj veprimtarie, sepse është i populluar me një larmi të madhe të etnieve. Që prej vitesh në të bashkëjetojnë bullgarë të krishterë, që erdhën nga Maqedonia, karakaçanë, turq, romë, bullgarë myslimanë.
Zonja Jana Trendafillova – bibliotekare dhe sekretare e Vatrës së Kulturës është njëra prej organizatorëve të kësaj veprimtarie kulturore. Ajo nuk kursen as kohë, as forcë për përgatitjen e festivalit dhe kapërcen të gjitha peripecitë. Me gjithë vështirësitë më në fund pret të gjithë pjesëmarrësit dhe miqtë me buzëqeshje. Për Jana
Trendafillovën kjo është një festë, e cila jo vetëm që sjell gëzim dhe hare, por ndihmon për kapërcimin e dallimeve. Në të njëjtën kohë kjo veprimtari vjen të inkurajojë mirëkuptimin reciprok. Është me shpresë, se veprimtaria do të zmadhohet dhe do të fitojë një popullaritet edhe më të gjerë jo vetëm në rajon, por edhe në mbarë vendin.
Një theks interesant i festivalit të sivjetshëm ishte ekspozita e veshjeve, stolive dhe sendeve të karakaçanëve, që u rregullua në sallën e vatrës së kulturës. Eksponatet e çmueshme u siguruan nga Elena Dzupova, e cila është me prejardhje karakaçane. Ajo e trashëgoi nga stërgjyshërit, ndërsa disa e punoi vet sipas teknologjive tradicionale. Si një eksponat i gjallë në sallë lëvizej mbesa e saj e veshur në rrobat tipike të karakaçanëve.
Sivjet në Festival kishte 300 pjesëmarrës nga 19 krahina të ndryshme të Bullgarisë. Mikpritësit nga Gorno Sahrane u prezantuan me tri grupe. Formacioni i Grave “Perunika” pranë Vatrës së Kulturës e hapi programin festiv me himnin e fshatit. Grupi i fëmijëve i karakaçanëve bëri përshtypje të madhe me veshjet e pasura autentike dhe me vallet e etnit. Ndërsa vashat nga formacioni i romëve “Romano Ilo” magjepsën spektatorët me vallen e tyre të zjarrtë. Si rezultat ata morën çmimin e tretë në kategorinë “Grupe të Vallëzimit”. Ndër pjesëmarrësit më kolorit ishin djemtë e formacionit të vallëzimit “Këzlar” nga fshati fqinj Asen. Ata prezantuan valle të dasmës turke. Veshjet origjinale laramane e turllakëve dhe këngët e tyre të lashta nga fshati Stakevci të qytetit Bellogradçik bënë përshtypje të fortë. Pasuria e grupeve etnografike u shtua edhe nga vajzat e qytetit Varnë, të cilat e pushtuan publikun me Vallen e tyre Gagauze. Ato u bënë mbajtëse e çmimit të dytë.
Çmimin më të madh të festivalit e morën përfaqësuesit e qytetit Gëllabovo. Ata u prezantuan me disa grupe dhe me disa interpretime individuale. Pjesëmarrësja më e moshuar Mariana Duleshkova – 85 vjeçare nga fshati Stakevci, si dhe pjesëmarrësja më e re – 4 vjeçarja Daniella Stefanova nga Shejnovo, gjithashtu morën fleta speciale të nderit. Çmimin për interpretues më të mirë e fitoi këngëtarja Jordanka Mishkova nga fshati i qytetit Pllovdiv – Mallo Konare. Veshja autentike popullore që ruhet pothuajse 100 vjet nga Marija Koleva nga fshati Rozovo, i solli asaj një dallim special. Çmime morën edhe grupet e këngëtarëve nga fshatrat Jasenovo, Asen dhe Shejnovo. Valltarët nga qyteti Karllovo morën çmimin e parë për prezantimin atraktiv të folklorit të shopëve.
Megjithëkëtë çmimi më i madh për të gjithë pjesëmarrësit dhe për spektatorët ishin hareja, bukuria, larmia e këngëve dhe valleve, veshjet laramane të etnive të ndryshme, pasuria e muzikës dhe ritmeve. E gjithë kjo e bëri Festivalin në Gorno Sahrane një festë e vërtetë të folklorit të gjallë, të pasurisë kulturore dhe të aftësisë sonë të bashkëjetojmë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..