Para disa ditësh dolën në treg “Mësimet e Himalajeve” të Stojan Marinovit – një libër –album, plot me emocione, mendime dhe përshtypje, të pasqyruara me fjalë dhe fotografi, të mbledhura në kohën e udhëtimit 52-ditësh të autorit në shtigjet e Himalajeve. Një udhëtim, i cili papritur u bë aventurë dhe i cili kaloi si një vijë e hollë e kuqе përmes jetës së Stojanit dhe të treve prej katër fëmijëve të tij. Tërmeti më 25 prill dhe lëkundjet dytësore në Nepal, me më se 8 mijë viktima dhe shumë shkatërrime tërhoqën vëmendjen e miliardë njerëzve.
Për Stojan Marinovin dhe për fëmijët e tij Magi (19 vjeç), Mario (13 vjeç) dhe Tedi (12 vjeç) ky ishte një përjetim i drejtpërdrejtë. Ata ishin në qendrën e ngjarjeve. Durim, vendosje e qëllimeve të arsyeshme, këmbëngulje për arritjen e tyre, respekt ndaj të afërmit, empati, diferencim midis mirëqenies materiale dhe asaj shpirtërore – këto janë mësimet për familjen e Stojanit. Si lindi ideja për udhëtimin?
„Fëmijët bullgarë jetojnë në konkurrim të vazhdueshëm materialist. Kush ka iPhone apo Smartphone, kush mund të tregojë videospotin më të mirë të gjetur në internet... Po rrit një brez i konsumatorëve, i cili bile nuk do të mund të ushqeje vetveten. Dëshira ime ishte që t’u tregoja fëmijëve të mi se ekzistojnë edhe mënyra të tjera të jetesës. Dhe vendimi më logjik erdhi haptas – Himalajet! Atje njerëzit jetojnë në mënyrë tradicionale, me lidhje të afërt me Tokën dhe Natyrën. Krejt ndryshe nga qytetërimi ynë, teknologjitë dhe kështu me radhë” – shpjegoi arsyet e udhëtimit Stojan Marinov. Cili është mësimi më i rëndësishëm, që fëmijët e tij e mësuan gjatë udhëtimit të tyre në shpatet e bardha të Himalajeve?
„Tema për mendimin dhe faktet. Për fat të keq në shkollë nuk kanë lëndë “Të menduarit”. Për mua kjo është shqetësuese, sepse sipas meje të mendosh nuk do të thotë të lexosh disa faqe dhe pastaj t’i parafrazosh sa më afër tekstit të lexuar. Do të thotë të kuptosh dhe të përdorësh faktet dhe të dhënat e tjera, të quajtura “opinione”. Dhe të kuptosh çfarë do të thotë fakt, çfarë është opinion, çfarë mund të vërtetohet dhe çfarë – jo. Dhe pasi të jesh i sigurt se kupton të gjitha rrethanat, të marrësh vendime. Për fëmijët kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme – të mësohen të mendojnë”.
Sot, duke bërë bilanc, Stojan Marinovi konstaton me kënaqësi, se misioni i tij është plotësuar. Është e mjaftueshme që të lexojmë ditarin e vajzës së tij Magi, të përfshirë në libër. “Në fillim gjithmonë nisesha të përgjumur, të trishtuar dhe duke menduar se jashtë ishte ftohtë, se do të ishte të lodhshme dhe të mërzitshme. Disa prej ditëve të mi dukeshin kështu derisa nuk ndryshonim hotelin me fjalëkalim të ri për Wi-Fi” – shkruan adoleshentja. Pak nga pak ajo përqendroi mendimet e saj drejt natyrës , kulturave të ndryshme dhe interesave të shumta të njerëzve rreth saj, drejt komunikimit me të tjerët si një art, sepse siç tha babai i Magit:
„Në të vërtetë është shumë mirë kur themi mendimet tona. Për fat të keq shpesh mendojmë se njerëzit dinë këtë që ndodhet në kokët tona. Por pavarësisht se tingëllon paradoksale, njerëzit rreth nesh nuk kuptojnë gjëra, që sipas nesh janë elementare. Bile duke folur për gjërat nga e përditshmja, secili kupton gjëra të ndryshme nga kjo që kemi thënë – vë theksin mbi fjala apo fjali të ndryshme”.
Planifikohet botimi i librit “Mësimet e Himalajeve” në gjuha të tjera - në anglisht, nepalisht etj. 10% prej çmimit të tij do të dhurohen për familjet në Nepal që vuajnë nga pasojat e tërmeteve.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkivi personal i Stojan MarinovitPër vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..