Bullgaria është “Terra Inkognita” për Evropë. Aktualisht vendi ka një imazh më të keq në fushën e turizmit, se sa kishte në kohën e socializmit. Mungon reklama e produktit turistik bullgar. Që nga pranimi në BE-në në vitin 2007 e deri më sot kuota e turistëve evropianë me çdo vit që po kalon ulet. Jashtë shtetit Bullgaria nuk është e njohur si një destinacion evropian, sepse njerëzit nuk dinë se jemi anëtar i BE-së. Kjo u njoftua në një konferencë për shtypin organizuar nga Asociacioni i Turoperatorëve Bullgarë dhe Agjencive Turistike Bullgare.
Me qëllim rivendosjen e imazhit pozitiv turistik dhe tërheqjen e interesit të turoperatorëve të mbarë botës mbi shërbimet turistike në Bullgari dhe në shtetet e tjera të Ballkanit – Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Greqinë, Maqedoninë, Rumaninë, Slloveninë, Serbinë, Turqinë, Malin e Zi dhe Kroacinë, në vitin 2014 anëtarët e asociacionit themeluan Konsorciumin „Go2Balkans”. Po atë vit e organizuan edhe forumin e parë turistik biznes “Ballkani – natyra, historia dhe kultura”.
“Veprimtaria e vitit 2014 ishte më e suksesshme se sa pritëm dhe provokoi interes të madh në vendet fqinje – shpjegon Bajko Bajkov – kryetar i Asociacionit të Turoperatorëve Bullgarë dhe Agjencive Turistike Bullgare. – Ajo ishte një hap përpara në drejtim të krijimit të imazhit pozitiv të industrisë turistike bullgare dhe të këtyre 10 vendeve, të cilat kanë pretendime të formojnë rajonin e gjashtë për nga aktiviteti turistik në botë. Nuk është e rastit, që emri i Konsorciumit është „Go2Balkans”. Një interes të madh provokon trashëgimia kulturor historike të rajonit, gjë që kërkon partneritetin e vendeve fqinje.”
Në plan profesional takime të ngjashme të kolegëve nga fusha turistike janë me rëndësi të madhe, sepse janë një vend në të cilin shkëmbehet informacion dhe diskutohen mundësitë për bashkëpunim. Në kuadrin e një forumi rajonet e ndryshme mund të paraqesin fenomenet historike, natyrore dhe kulturore. Krahas kësaj operatorët turistikë mund të vendosin kontakte direkt midis njeri tjetrit.
“Forumi „Go2Balkans” është një nga mundësitë për përballimin e krizës, në të cilën ndodhet turizmi bullgar – shpjegon Daniella Stoeva, anëtare e Asociacionit të Turoperatorëve Bullgarë dhe Agjencive Turistike Bullgare. – Përderisa nuk do të ketë një koncept të qartë për këtë si dëshirojmë të pozicionohemi në tregjet ndërkombëtare, turizmi vështirë do të dalë nga gjendja në të cilën është. Krahas kësaj një forum i tillë jep mundësi të njihemi me produktin turistik të vendeve fqinje dhe kështu të formojmë pako të përbashkëta turistike.”
Më 25 nëntor në Inter Ekspo Centër në Sofje do të organizohet edicioni i dytë i Forumit “Go2Balkans”. Pjesëmarrësit do të prezantojnë produktin e tyre turistik si broshura, video, me itinerare karakteristike, me fenomene historike dhe kulturore. Qëllimi do të jetë, të tërheqin interesin e turistëve eventual. Tani për tani pjesëmarrjen e tyre e kanë deklaruar 60 kompani nga Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Turqia, Ukraina, Polonia, Austria, Sllovenia, Britania e Madhe, Italia, Maroku dhe Jordania. Formular për pjesëmarrje mund të gjeni këtu.
“Rastësisht data 25 nëntor, kur do të mbahet Forumi i Dytë “Go2Balkans” përputhet me Datën е respektimit të Shenj Kliment Ohridski. Shpresojmë se ky shenjtor bullgar do të mbrojë nismën tonë” – me buzëqeshje rrëfeu Bajko Bajkov, kryetar i Asociacionit të Turoperatorëve Bullgarë dhe Agjencive Turistike Bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..