Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi i verës në Bullgari ka potencial si ai në Francë, Itali dhe Spanjë

Foto: BTA

Anelija Hristova - një eksperte e certifikuar e verës dhe udhërrëfyese turistike, anëtare e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës, i tha BTA për nevojën për të paraqitur dhe ekspozuar më shumë varietete vendase bullgare. Në këtë drejtim, një pjesë e rëndësishme e reklamimit të verërave bullgare është organizimi i eventeve që kanë të bëjnë me degusimin e verës, të kombinuara me pamje dhe eksperienca të ndryshme.

Anelija Hristova

Në vendin tonë, përveç verërave të mira nga varietetet bullgare, bëhen edhe verëra shumë të mira nga varietete të nivelit botëror, si Cabernet Sauvignon dhe Merlot. Por AneliJa Hristova këmbëngul në theksimin dhe fokusin në varietetet tradicionale, lokale bullgare dhe simbioza më e mirë është ushqimi vendas me verën vendase, e krijuar nga një varietet vendas që rritet më së miri në këtë territor.


Anelija Hristova ka përpiluar edhe një hartë të turizmit të verërave, të cilën e pasuron çdo vit me kantinat lokale në Bullgarinë Verilindore. Të hapura për vizitorët e jashtëm, me dhoma degustimi dhe specialistë të dedikuar, ato mund të prezantojnë historinë e verës së tyre në një mënyrë të arritshme dhe interesante. Kështu Bullgaria gradualisht do të ndjekë rrugën e Francës, Italisë dhe Spanjës nga dekada më parë, është kategorike ekspertja e verërave. Një hap në këtë drejtim janë festat kushtuar varieteteve vendase të verës, si Dimiat, Misket, Pamid, Gamza. Një shembull i shkëlqyer është Dita e Mavrudit, të cilën Shoqata Bullgare e Profesionistëve të Verës do ta organizojë në tetor në Ruse. Anelija Hristova gjithashtu tregon për festivalin e ardhshëm dy-ditor "Vinofrenia" në fillim të majit, i cili do të mbledhë verëra nga 23 kantina bullgare në qytetin Ruse, të kombinuara me kuzhinën lokale, një atmosferë kulturore dhe muzikë të gjallë.


Lexoni më tepër nga arkivi ynë:

Foto: BTA

Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gurët e Ngulur mund të bëhen një objekt arkeologjik nën mbrojtjen e UNESCO-s

Po punohet për procedurën e përgatitjes së kandidaturës për regjistrimin e Gurëve të Ngulur si një objekt në listën e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të UNESCO-s. Këtë e bëri të ditur për BTA Dr. Vlladimir Sllavçev, asistent i lartë në..

botuar më 25-07-14 5.25.PD

"Hisarllëka Experience 2025" – histori, muzikë dhe aventura pranë Kjustendillit

Deri më 13 korrik 2025, parku historik "Hisarllëka" pranë qytetit të Kjustendillit pritet të mirëpresë mijëra turistë, aventurierë dhe adhurues të historisë. Edicioni i pestë i festivalit "Hisarllëka Experience" ofron përvoja të paharrueshme mes mureve..

botuar më 25-07-12 7.30.PD

Kompleksi Maljovica është mikpritës i Festivalit Kombëtar të Turizmit

Kompleksi turistik Maliovica do të jetë mikpritës i edicionit të dytë të Festivalit Kombëtar të Turizmit, i cili do të zhvillohet nga 11 deri më 13 korrik, njofton BTA. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në ekskursione të organizuara..

botuar më 25-07-11 6.10.PD