Pensionet në Bullgari janë më pak adekuate në BE. Te ne pensioni është vetëm 39 për qind e të ardhurave mesatare për frymë të popullsisë në moshën para pensionimit, derisa në BE ky nivel është 56 për qind. Më keq në këtë drejtim janë vetëm në Irlandë dhe Estoni, ku kjo përqindje është 27. Të dhënat janë nga një raport i Komisionit Evropian, të paraqitur nga Këshilli i BE-së për Punësimin dhe Politikën Sociale. Pensionistët bullgarë janë më të rrezikuar nga varfëria dhe izolimi social në krahasim me pensionistët në vendet e tjera nga Evropa. Te ne pothuaj 60 për qind e të moshuarve në moshën 65 vjeç e më shumë janë në risk varfërie, në sfondin e 18 për qind për BE-në. Tani është duke u përgatitur Projekti i Ligjit për Buxhetin Shtetëror për vitin 2016. A ka mundësi për një rritje më të ndjeshme të pensioneve? Ja përgjigja e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Ivajllo Kallfin:
“Sistemi i pensionimit është i tillë se nuk është e mundur rritje e menjëhershme e pensioneve. Ato do ta arrijnë koeficientin e zëvendësimit, siç është ai mesatar për vendet evropiane, kur hyjnë në fuqi ndryshimet e bëra në Kodin për Sigurimin Social, ose e ashtuquajtura “reformë sociale”. Kur një vit stazh pune nuk do të ketë peshën e 1,1, por të 1.5. Kjo garanton një rritje prej 40 për qind në kushte të tjera të barabarta dhe e afron më shumë shumën e pensionit me të ardhurat e marra para kësaj. Mirëpo, që të ndodhë kjo, ka nevojë për kohë. Në qoftë se vitin tjetër rishqyrtohen të gjitha pensionet në krahasim me të ardhurat e reja mesatare, kjo do të kushtonte mbi një të tretën e buxhetit të Institutit Kombëtar të Sigurimeve. Buxheti është 9 mlrd e 600 mln leva, kurse 5 mlrd prej tyre mbërrijnë si subvencione nga buxheti. Në qoftë se e bëjmë këtë ushtrim, atëherë buxheti do të japë 3.5 mlrd leva për rritjen e pensioneve. Nuk e kemi këtë mundësi. Është më reale të kemi një qëllimi para neve, të cilin ta ndjekim. Pensionet e reja do të rriten, derisa bëhen më adekuate. Në sistem çlirohet një resurs prej 1 mlrd levash, i cili mund të përdoret në ndihmë të pensioneve të vjetra.”
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke përgatitur një Ligj për Shërbimet Sociale. Parashikohet aplikimi i parimit “Paratë e ndjekin klientin” edhe në sferën e shërbimeve sociale. Kështu, tërë filozofia e ndihmës sociale dhe të shërbimeve sociale ndryshon.
“Çfarë është ideja e këtij ligji? Të ndajmë pagimet sociale nga shërbimet sociale. Pagimet sociale janë shtojcë ndaj të ardhurave të njerëzve me të ardhura të ulëta, kështu qe ata të mund të kenë një standard më të lartë të jetesës. Shërbimet sociale janë diçka për të cilën të gjithë ne kemi nevojë. Këto janë azilet, qendrat e ditës, qendrat për përkrahje sociale, të cilat merren me fëmijët me çrregullime. Këto janë shërbime, nga të cilat çdo një prej nesh mund të përfitojë. Çështja është se ato do të subvencionohen për njerëzit me të ardhura të ulëta, kurse ata, të cilat kanë mundësi më të mira financiare, do të mund të paguajnë. Pra, shteti do të subvencionojë njerëzit me të ardhurat më të ulëta, por të gjithë njerëzit kanë akses te këto shërbime, po të paguajnë për to.”
Ka një ide, sipas së cilës shteti do të sigurojë financim edhe për shërbimet private sociale, në qoftë se ato zgjidhen nga nevojtarët. Të moshuarit do të jenë të lirë për të zgjedhur në cilin azil të shkojnë dhe atëherë shteti do ta financojë këtë azil. Do të krijohet një sistem për kontroll të cilësisë së shërbimeve sociale, si edhe një hartë e nevojave të shërbimeve konkrete sociale në varësi të profilit demografik të popullsisë.
Dhe në fund një kazus konkret. Pensionistët bullgarë, të cilët kanë punuar në Tunizi, duhet të durojnë edhe pak. Pritet që të ratifikohet nga parlamentet e dy shteteve një marrëveshje për sigurinë sociale, e cila garanton të drejtat e pensionistëve, të cilët kanë punuar në Tunizi. Kjo do të ndodhë gjatë vizitës së Ministrit Kallfin në Tunizi.
“Aktualisht në këtë vend kemi pedagogë, mjekë. Në shumë raste ata marrin një pagë më të ulët nga kolegët e tyre tunizianë. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje tunizianët në Bullgari dhe bullgarët, që punojnë në Tunizi nuk do të emërohen në punë në kushte diskriminimi.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..