Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të parë të astronomisë polare të Bullgarisë - "Ndikimi i aktivitetit diellor në dinamikën jonosferike dhe flukset e grimcave me energji të lartë mbi Antarktidë" - mbi të cilin punon asistenti kryesor Dr. Ivajllo Naçev nga Universiteti Teknik - Sofje.
Në kuadër të projektit po kryhen katër eksperimente kryesore. I pari ka për qëllim matjen e emetimeve të radios të krijuara nga ndezjet diellore. Antarktida ofron një mjedis jashtëzakonisht të pastër për vëzhgime të tilla, pasi nuk ka shqetësime lokale si teknologjitë e komunikimit. Kjo lejon një lidhje të qartë të një sinjali radio të veçantë me aktivitetin specifik diellor, shpjegon studiuesi.
Eksperimenti i dytë heton ndezjet diellore dhe ndikimin e tyre në jonosferë. Gjëja interesante këtu është se pajisjet e zhvilluara në Universitetin Teknik janë instaluar si në Bullgari ashtu edhe në ishullin Livingstone.
Eksperimenti i tretë ka për qëllim matjen e ndryshimeve në fushën magnetike të Tokës dhe lidhjen e tyre me aktivitetin diellor.
Eksperimenti i katërt studion grimcat me energji të lartë që hyjnë në atmosferë gjatë nxjerrjeve të plazmës ose masës koronale nga Dielli.
Të dhënat do të ndihmojnë kërkimin shkencor në lidhjen midis fushës magnetike të Tokës dhe aktivitetit diellor, si dhe do të ofrojnë informacione të reja rreth stuhive gjeomagnetike.
Më pas, rezultatet e publikuara do të lejojnë shkencëtarë të tjerë të analizojnë marrëdhëniet midis aktivitetit diellor, stuhive gjeomagnetike dhe ndikimit të tyre në shëndetin e njeriut.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: Marina Velikova (BNR), BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaGjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..
Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë. Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert e tyre për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka..
Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë. Mbi 2300 shkolla në vend..
Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës..