Svetllana Ivanova është një damë me stil, për të cilën askush nuk mund të thotë se do të festojë jubileun e saj të radhës. Ndoshta pikërisht për këtë shkak ajo nuk flet për moshën e vet. Këngëtarja do të festojë jubileun e saj më 24 tetor në Teatrin Muzikor “Stefan Makedonski”, me të cilin janë lidhur disa dekada të jetës së saj dhe në skenën e të cilit punon edhe sot e kësaj dite. Ajo thotë se i ruan të gjitha letrat, pusullat dhe madje vargjet, kushtuar personit të saj gjatë të gjitha këtyre viteve.
“Ne jemi në skenë për shkak të publikut, kurse ai ka ardhur në sallë për ne. Kjo është një lidhje e ndërsjellë” – është e bindur këngëtarja e njohur. Ajo nënvizon gjithashtu se arti i operetës është kolektiv dhe bukuria e tij fshihet në shumëllojshmërinë e arteve. Për koncertin ajo ka seleksionuar vetëm një pjesë prej roleve të saj, të cilat janë mbi 50. Bashkë me kolegët e saj nga Teatri Muzikor, ajo do të interpretojë fragmente prej operetave të Imre Kalmanit, Franc Leharit, Johan Shtrausit etj. Pa dyshim publiku do të dëgjojë “Çardashi i Maricës” nga “Princesha Marica” e Imre Kallmanit. Që të prezantojë sa më mirë protagonisten, Svetllana e ka studiuar jetën e kësaj princeshe, e cila ka qenë një person i vërtetë, me emrin Esterhazi. Ajo është prototipi i Maricës. “Ka qenë vetëm 17 vjeçe, e bukur dhe shumë vitale. Shumica e meshkujve kanë dashur pasurinë e saj, por ajo ka kërkuar dashurinë e vërtetë” – thotë këngëtarja.
“Në Teatrin Muzikor ndihesha shumë mirë – vazhdoi Svetllana. – Atje ndodhesha ndër shumë artistë legjendarë, tëcilët më pranuan përzemërsisht – Minko Bosev, Vidin Daskallov. Liljana Kisjova, Donka Shishmanova,Liljana Koshllukova, Ljudmilla Çeshmexhieva... Nuk mund të përmend emrat e të gjithëve. Për mua ishte kënaqësi të luaj bashkë me ta. Tani është rendi im dhe përpiqem të jem sa më e dobishme për kolegët e rinj. Punoj me Teatrin Muzikor për Fëmijët “Svetjullka” pranë vatrës së kulturës “Petër Beron” në Sofje. Dua të mbajmë traditën e këtyre zhanreve të pasura muzikore – të operës dhe të muzikalit. Kur mbarova Akademinë Muzikore të gjithët ishin të mendimit se duhej të bëhej këngëtare operistike. Por atëherë unë mendova ndryshe. Bashkë me muzikën që nga fëmijëria merresha edhe me kërcim, letërsi dhe aktrim. Dhe pastaj kuptova se pikërisht opera dhe muzikali japin mundësi për bashkimin e këtyre talenteve. Këtu është aq e gëzueshme, ka kënga, valle, dekore të mrekullueshme. Të paktën gjatë kohës së spektaklit njerëzi argëtohen dhe ndihen mirë. Kjo është gjithçka prej së cilës artisti ka nevojë.”
Regjisori i spektaklit jubilar është Aleksandër Mutafçijski, dirigjent – Juli Damjanov. Marrin pjesë solistë të njohur nga Teatri Muzikor, kështu edhe orkestra, kori, balerinët.
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka..