Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“100 vjet Sinatra” – spektakli me pjesëmarrjen e Vasill Petrovit dhe “Bras Asociacionit”

БНР Новини
Foto: BGNES

“100 vjet Sinatra” quhet spektakli, premiera e të cilit është sot në sallën  № 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. E prezanton Vasill Petrovi bashkë me kolektivin e madh të “Bras Asociacionit” me dirigjent Angell Zaberski-bir. Koncerti është ne lidhje me përvjetorin 100 vjeçar të lindjes së këngëtarit legjendar amerikan me origjinë italiane Frank Sinatra, i cili quhet gjithashtu “The Voice” dhe “Ol’ Blue Eyes” (“Zëri” dhe “Sytë blu”).




Një xhaz vokal i afirmuar, mbajtës i shumë çmimeve prestigjioze, në fillim të karrierës së tij Vasill Petrovi shpesh herë është quajtur “Frank Sinatra bullgar”. Ngjashmëria e madhe në timbrin, në mënyrën e interpretimit dhe para së gjithësh  në përzgjedhjen e repertorit janë në thelbin e këtij krahasimi. Edhe deri më sot në programet e këngëtarit janë dhjetëra këngë të interpretuara nga paraardhësi i tij të famshëm. Nga fillimi i vitit 2015 Vasill Petrovi jep koncerte, kushtuar Sinatrës. Spektakli më 5 nëntor dallohet me efekte multimediatike, kërcime step dhe swing. Në të marrin pjesë gjithashtu Georgi Pejçevi (një kërcimtar i njohur i këtij stili vallëzimi), si dhe balerinët e “Lindy Hop Bulgaria”. Bashkë me ta Vasill Petrovi do të kërcejë step – për herë të parë në karrierën e vetë. Programi përfshin tituj të njohur si "Blue moon","The way you look tonight", hitet swing "Fly me to the Moon", " New York, New York", bosa nova e papërsëritshme  "The Girl From Ipanema" dhe këngë të tjerë mjaft të njohura.  Në spektaklin muzikor-skenik  janë përfshirë disa fakte interesante dhe pak të njohura nga jeta e Sinatrës. Në koncert do të ketë edhe një premierë tjetër – në aranzhim të ri do të tingëllojë kënga "Something stupid” në interpretim të Vesella Bonevës dhe Vasill Petrovit. Pas takimit me publikun e kryeqytetit spektakli do të prezantohet në Varna më 11 nëntor dhe në Ruse me 12 nëntor.

Shou e përgatitur nga Vasill Petrovi dhe ekipi i tij kujton shfaqjet skenike të Sinatrës në Las Vegas në vitet 60 të shekullit të XX si dhe programin e tij legjendar me kompozitorin dhe pianistin  brazilian Antonio Karlos Zhobim. Ndër këngët e përfshira në koncertin spektakël, kuptohet, është dhe kënga e tij e papërsëritshme “My way”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Është vonë" – një këngë e frymëzuar nga forca e gruas bullgare për ta mbrojtur dashurinë

Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..

botuar më 25-02-10 6.10.PD

Opera e Varnës fton të nënshtruarit e Kupidit t’i dhurojnë vetes një mbrëmje muzikore

Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..

botuar më 25-02-09 8.30.PD

"Nëse është e nevojshme"

Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..

botuar më 25-02-07 6.05.PD