Nga data 4 deri më 6 nëntor në Sofje u mbajt Konferenca e XI shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare “Kozmosi, ekologjia dhe siguria”, organizuar nga Instituti për Studime dhe Teknologji Kozmike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në të u përfshin mbi 70 pjesëmarrës nga vende të ndryshme, mes të cilave ishin Bullgaria, Rusia, Franca, Greqia, Italia, Maqedonia dhe u paraqitën mbi 100 raporte. Ndër tematdiskutuara, krahas studimeve të lëvizjeve kaotike të trupave qiellorë dhe funksionimit të komplekseve të aviacionit pa pilotë, ishte zbatimi i studimeve kozmike në sfera të ndryshme të jetës së njeriut si monitorimi i katastrofave ekologjike, rritja e bimëve në serrat kozmike, ndikimi i fushës magnetike mbi organizmat e gjallë dhe përdorimi i saj si terapi shoqëruese në hipertoni dhe si profilaksi të infakrtit dhe insultit, metodat nga distanca për kërkimin dhe studimin e naftës dhe gazit.
“Konferenca kaloi nën shenjen e aderimit të Bullgarisë në Agjencinë Kozmike Evropiane. Ditën e parë të konferencës në parlament u miratua njëzëri asociimi dhe ratifikimi i marrëveshjes së nënshkruar nga Ministri i Ekonomisë Llukarski para disa muajve. Kështu do të mund të realizojmë mundësitë, që Agjencia Evropiane u jep studimeve kozmike në Bullgari” – deklaroi Drejtori i Institutit t për Studime dhe Teknologji Kozmike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave prof. Petër Gecov.
Në forum u theksua bashkëpunimi i suksesshëm midis Bullgarisë dhe Rusisë në studimet kozmike:
“Na lidh një miqësi tradicionale shumëvjeçare. Një pjesë e madhe e sukseseve të saj Bullgaria i ka në saj të bashkëpunimit me Rusinë. Ne jemi vendi i gjashtë në botë që ka kozmonaut te vetë dhe shteti i tretë që ka filluar prodhimin e ushqimeve kozmike. Kemi dy kozmonautë – Georgi Ivanov dhe Aleksandër Aleksandrov. Gjithçka u detyrojmë veteraneve në këtë degë, të cilët na dorëzuan stafetën. Detyra jonë është t’ u transmetojmë dijet tona brezave që vijnë pas nesh, që të mos mbyllet në Bullgari një fushë aq interesante e shkencës dhe teknologjive” – nënvizoi prof. Gecov.
Sot specialistë bullgarë punojnë në kuadrin e projekteve ndërkombëtare në sferën e studimeve kozmike dhe teknologjive për NASA, COSPAR, IAF, DARA etj. në bashkëpunim të ngushtë me një sërë institutesh dhe universitetesh prijëse botërore. Dëshmi për njohjen ndërkombëtare të punës kërkimore-shkencore të Instituti bullgar për Studime dhe Teknologji Kozmike është dekorimi me medaljen e artë për inovacione në fushën e aparateve fluturuese pa pilotë i kolektivit të institutit në Forumin e 9 ndërkombëtar për inovacione dhe dije TESLA FEST, me pjesëmarrjen e 400 shpikësve nga më se 25 shtete, i cili u zhvillua para pak kohe.
Një fakt kureshtar në konferencë parashtroi prof. Llëçezar Filipov nga departamenti “Astrofizika kozmike” pranë Institutit për Studime dhe Teknologji Kozmike, me ftesën e të cilit shkencëtarë meksikanë sollën në Sofje trupin e balsamuar të një alieni. Siç thonë, njeriu sheh atë që do të shohë. Kështu që pjesë prej pjesëmarrësve në konferencë arritën të shohin eksponatin unik.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..