Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza me refugjatët kërkon një rend të ri botëror të migracionit

БНР Новини
Foto: BGNES

“Udhëhiqemi nga bindja, se kultura është një domosdoshmëri thelbësore njerëzore dhe rruga e natyrshme drejt mirëkuptimit. Është koha të mendojmë mbi atë që na bënë njerëz dhe si kultura lidhet me çështjet sociale.” Me ato fjalë zonja Cvetelina Josifova – drejtoreshë e Qendrës së Debatimit dhe Kulturës “Shtëpia e Kuqe” dhe Encio Vetcell – drejtor i Institutit Gjote në Sofje, iu drejtuan pjesëmarrësve të Forumit Kulturor “Gjendja refugjat: njerëz midis kohës dhe hapësirës”.

Jemi dëshmitarë të një fluksi të paparë të migracionit në Evropë. Ky fluks krijoi vështirësi edhe para shteteve të fuqishme ekonomike dhe të organizuara mirë si Gjermania dhe Austria. Bullgaria përjetoi kulmin e parë të fluksit të refugjatëve nga Siria në fund të vitit 2013. Atëherë, sipas zotit Vasill Vërbanov, zëvendës kryetar i Agjencisë Shtetërore të Refugjatëve, për disa muaj afro 7 mijë veta kërkuan strehim në vendin tonë. Që atëherë numri i tyre rriti deri në 15 mijë veta, ndërsa gjatë tetorit të këtij viti shkresa për strehim paraqitën më se 3500 veta.

“Tani ka një qetësi të shtrembër para stuhisë – theksoi zoti Vërbanov. – Kohët e fundit u ndryshua profili i fluksit të refugjatëve dhe të vet refugjatëve. Në se në fund të vitit 2013 dominuan familjet nga Siria, tani më se 70 për qind prej refugjatëve janë vetëm burrë në moshë nga 18 deri në 36 vjet.”

Fluksi paprecedent i emigrantëve drejt Evropës dhe Bullgarisë u bë shkak për mosmarrëveshje midis shteteve evropiane dhe shoqërive të shteteve përkatëse, ku më shumë emigrantë kërkojnë strehim. Prandaj detyra e parë para politikanëve në Evropë duhet të jetë hartimi i një politike të përbashkët të emigracionit, mendon Ivajllo Petkov – udhëheqës i Degës “Politika strategjike, analiza dhe parashikime” në administratën presidenciale. Lidhur me këtë ai shpjegoi:

“Shumë shpejtë kuptuam, se shekulli i XXI-rë është shekulli i migracionit. Problemet e refugjatëve në BE-në për fat të keq pranohen si krizë refugjatësh. Shumica e evropianëve preferojnë të flasin për fluks të emigrantëve, pa menduar, se prapa këtij nocioni qëndrojnë shumë fate njerëzore me historitë e veta.”

Dhe përderisa në debatet politike theksi mbi këtë temë vihet mbi detyrat logjistike, deri tashti asnjeri nuk ka filluar diskutim për gjendjen shpirtërore të njerëzve, që kanë nevojë për strehim. “Fluksi paprecedent i refugjatëve e vuri në sprovim sistemin e migracionit në Evropë dhe e orientoi debatin financiar te vendi dhe pamja e refugjatit” – tha doktori Tomas Hajncell – këshilltar në Dikasterin Gjerman për Migracionin dhe Refugjatët. Krahas kësaj ai theksoi: “Integrimi kulturor është me rëndësi kyçe që të parandalohet segregacioni dhe përjashtimi i njerëzve, që vijnë nga bashki të ndryshme kulturore. Mendoj, se kjo krizë nuk është një problem, të cilin Bullgaria ose Gjermania, ose ndonjë vend tjetër, veçmas mund të zgjidhin.”

Që të konsiderohet migracioni një fenomen botëror bëri apel edhe Kilian Klajnshmid drejtor shumëvjeçar i kampit më të madh të refugjatëve në Jordani “Zaatari”, aktualisht këshilltar i qeverisë austriake mbi çështjet e refugjatëve. Ai theksoi, se “nevojitemi për një rend të ri në fushën e migracionit dhe për ndarjen e re të refugjatëve në përmasë botërore” dhe shtoi: “Kur e shqyrtojmë çështjen vetëm në kontekst kombëtar, atëherë në plan të parë dalin masat urgjente, si logjistika dhe strehimi i njerëzve. Sot më shumë se sa kurdoherë tjetër kemi nevojë për përpjekje të përbashkëta dhe për sinkronizim të veprimeve të shoqërisë civile dhe të institucioneve, të cilët për fat keq nuk punojnë bashkë. E ardhmja e njerëzimit është një shoqëri multietnike, një gërshetimi kombeve, kulturave dhe feve të ndryshme. Një shembull për këtë janë rrugët e Manhatënit të sotëm, ku njeriu takon njerëz me ngjyra të ndryshme të lëkurës, njerëz me prejardhje të ndryshme dhe me kultura të ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD