Gjatë javës ministri i punëve të jashtme i Bullgarisë Daniell Mitov mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg. Në kuadrin e takimit diplomati i parë bullgar mori nga kolegu i tij boshnjak Igor Crnadak kryesinë e rotacionit të komitetit për periudhën nëntor 2015 – maj 2016. Kjo është kryesia e dytë e Bullgarisë pas pranimit të saj në Këshillin e Evropës në vitin 1992.
Këshilli i Evropës është organizata politike ndërkombëtare e vendeve e të ashtuquajturës Evropa e Madhe. Në të hyjnë 47 shtete me një popullsi 800 milionë veta. Këshilli është një organ me vete, që ekziston veç BE-së. Ndryshe nga BE-ja nuk ka autorizimet të hartojë ligje. Organizata punon për integrimin evropian, duke inkuadruar bashkëpunimin midis të gjitha shteteve të Evropës në fushën e drejtësisë, të drejtave të njeriut, të zhvillimit demokratik dhe të bashkëpunimit kulturor.
Duke marrë parasysh e gjithë kjo, në diskutimin e tij para Këshillit të Ministrave zoti Mitov paraqiti prioritetet dhe programin e kryesisë bullgare. Ai vuri në dukje, se ato janë në përputhje me proceset aktuale politike, që ndikojnë mbi sigurinë e Evropës. Garantimi i të drejtave të fëmijëve të konfirmuara nga Mekanizmi Kombëtar Koordinues është ndër prioritetet kryesore të Bullgarisë, theksoi ministri. Ai vuri në dukje iniciativat e parashikuara për akses në kulturën, për ndihmë të procesit të integrimit social dhe për kufizimin e shfaqjeve të racizmit dhe ksenofobisë. Diplomati i parë bullgar theksoi, se në qendrën e kryesisë do të jetë edhe pavarësia e mediave dhe liria e fjalës si elemente thelbësore të shoqërisë demokratike. “Konsolidimi dhe aplikimi i të drejtave dhe lirive kryesore kërkon përpjekje të koordinuara të përbashkëta që të përballojmë sfidat ekonomike, sociale dhe politike, që qëndrojnë para Evropës”, theksoi ministri i jashtëm bullgar. Vallë, megjithë edhe në mënyrë të tërthortë, ministri bullgar të mos e kishte parasysh përballimin e problemit më të madh para Evropës – migracionin?
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..