Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evropa dhe aspektet e ndryshme të sigurisë

Radio Bullgaria organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë “Evropa dhe aspektet e ndryshme të sigurisë”

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Ditën e diel, në Takimin e nivelit të lartë në Bruksel, BE dhe Turqia arritën marrëveshje për kizën e migracionit. Ajo parashikon lëshimin e 3 mlrd eurosh gjatë dy vjetëve të ardhshëm që Turqia të mund të zgjidhë problemin me pritjen e refugjatëve sirianë. Kundrejt tyre fqinja jonë jugore do të ndihmojë për ndalimin e fluksit të klandestinëve drejt BE. Në Samit u arrit gjithashtu  marrëveshja për përshpejtimin e bisedimeve për aderimin e Turqisë në BE. Disa ditë më parë PE diskutoi zbatimin e kontrollit të plotë dhe të përhershëm nëpër kufijtë e jashtëm të BE. U votua rezoluta për parandalimin e radikalizmit dhe rekrutimin e shtetasve evropianë nga organizata të ndryshme terroriste. Në sallën plenare fjalën e mori deputetja bullgare në PE Iliana Jotova – Zëv/kryetare e Komisionit për të Drejtat Civile, Drejtësinë  dhe Punët e Brendshme.

“Në vend të parë duhet të konsolidohen kufijtë e jashtëm të BE. Nënvizova posaçërisht, se nuk mund të flasim për siguri vetëm të hapësirës Shengen. Duhet të flasim për sigurinë e tërë BE. Është e  qartë, se Bullgaria dhe shtete të tjera nuk kanë resurse të mjaftueshme, as  ekspertë. Ka një tendencë të rrezikshme, sidomos në një sërë partish radikale në Evropë, që të lidhet migracioni me terrorizmin, ndërsa terrorizimi – me një fe të caktuar. Duhet t’u japim ballë këtyre tendencave. Por duhet të dimë, kush, pse dhe me çfarë qëllime kalon përmes territorit të BE. Për ne  bullgarët, si kufi i jashtëm, kjo është me rëndësi.”

Në fokusin e vëmendjes së shoqërisë vazhdon të jetë rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus nga Turqia. Cilat janë pasojat që mund të priten?

“Ky hap i rrezikshëm nga ana e Turqisë do të çoje në minimin e marrëveshjes së Vjenës që përfshin 9 pika, të arritur në Takimin e dytë të Vjenës më 14 nëntor, komenton Simeon Nikollov – Drejtor i Qendrës për Studime Strategjike të Sigurisë dhe për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Do të ketë pasoja të tjera si acarimi i tensionit midis Perëndimit dhe Rusisë. Po pres, qe pala turke të përfitojë nga mundësia, që të aktualizojë përsëri disa ide të veta si zona e ndalur për fluturime, të riformuluar pak më vonë si zonë e lirë me argumentin, se duhet të kontrollohet pjesë e territorit të Sirisë. Si pasojë, besimi  ndaj Turqisë po  ulet. Ajo gjithmonë ka qenë një partner i vështirë si për BE, ashtu edhe për NATO dhe SHBA.”

“Sipas mendimit tim, ky ishte një akt i pamenduar mirë, i cili  nuk do të ndryshojë ekuilibrin e forcave, por marrëdhëniet në LM – tha nga ana e tij eksperti mbi sigurinë Sllavço Vellkov. – Përgjigja filloi dhe ajo do të jetë e karakterit ushtarak, politik dhe ekonomik. Mund të prekë dhe Detin e Zi, sepse atje shpesh herë ka anije dhe aeroplanë turq, të cilët  shkelin hapësirën ajrore dhe detare. Mua më befason cinizmi i Turqisë, e cila u referohet së drejtës ndërkombëtare dhe mos cenimit të kufijve. E njoh mirë rajonin e incidentit dhe do të them, se gjatë 15 vjetëve të fundit ka mbi 200 shkelje të hapësirës ajrore nga ana e Turqisë në thellësi deri në 200 km brenda Irakut, përfshi edhe me trupa të këmbësorisë.”

Cila është mënyra për luftë kundër IDIL-it?

“Të ndërpriten flukset financiare, të cilët ushqejnë këtë organizatë – propozoi Sllavço Vellkov. – Flitet, se Arabia Saudite, Turqia dhe Katari, në përgjithësi rreth 40 shtete, i japin ndihmë. Kur do të ndërpriten resurset, atëherë mund të flitet për asgjësimin e saj fizik. Përfytyroni, nëse IDIL mbidominon, ata 9-10 milionë veta të cilët përkrahin Bashar al-Asad vetëm në Siri do të masakrohen. Ku mund të shkojnë? Ata do të formojnë fluksin e ri të migracionit. Asgjësimi i IDIL-it nuk është prioritet i Turqisë, sepse për të prioritet janë kurdët. Rrëzimi i Bashar al-Asad nga pushteti nuk është prioritet edhe për Rusinë – përkundrazi, ajo përkrah qeverinë e tij dhe merr pjesë në luftën me terroristët. Rrëzimi i Bashar al-Asad ende është prioritet për SHBA. Por deri sa nuk ka një qëndrim të përbashkët mbi këtë prioritet dhe ai nuk është për asgjësimin e “Shtetit Islamik”, nuk ka si të formohet një koalicion efektiv. Deri në këtë moment Evropa nuk ka bërë asgjë, përveç mbledhjeve dhe takimeve.”

Toma Bikov nga Instituti për Politikë të Djathtë komenton qëndrimin bullgar në këtë situatë të ndërlikuar politike.

“Qëndrimi bullgar nuk është ndryshuar gjatë dy vjetëve të fundit, kjo do të thotë se ai është i qëndrueshëm. Ne filluam të përforcojmë ruajtjen e kufirit tonë me Turqinë para të tjerëve, filluam të ndërtojmë gardha, gjë për të cilën na kritikuan. Së paku në Evropë duhet të ndërpritet financimi saudit. A nuk ka ardhur koha t’u ndalojmë njerëzve që marrin para nën ndonjë formë nga Arabia Saudite të predikojnë islamin radikal? Në qoftë se nuk kemi reagim adekuat mbi këtë çështje, pas kohe nuk do të ketë nevojë të vijnë xhihadistët, ne do të krijojmë vetë. Bullgaria u ka dhënë strehim 90 % prej personave që e kanë kërkuar. Atyre që e kalojnë kufirin në mënyre ilegale, strehim nuk do t’u jepet.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD