Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi ekspedita alpiniste Patagonia 2015-2016

БНР Новини

Më 1 dhjetor për në Amerikën Jugore fluturoi një grup alpinistësh me përvojë. Qëllimi i tyre është të ngjiten në majat më të vështira në Andet e Patagonisë, të cilat shtrihen në pjesën jugore të vargut malor të Amerikës Jugore, në territorin e Kilit dhe të Argjentinës. Në katërshin e guximshëm bëjnë pjesë pedagogu i alpinizmit, udhëheqësi malor dhe kampion i shumëfishtë republikan i alpinizmit Martin Marovski, i cili është gjithashtu udhëheqës i grupit, nënkampioni republikan i alpinizmit Grigor Vëtev, Viktor Varoshkin – autori i një prej itinerareve më të vështira sportive në Bullgari, dhe Rusllan Vakrillov – një prej fotografëve më ekstremë në fushën e alpinizmit.

СнимкаEkspedita duhet të mbarojë në fund të shkurtit, kurse djemtë kanë qëllim të ngjiten në majat, të cilat megjithëse nuk janë shumë të larta, janë më të vështira për alpinistët. Në disa prej këtyre majave nuk janë ngjitur kurrë deri tani alpinistët bullgarë. Këto janë maja Serro Torre, në itinerarin “Ragni”, në të cilin deri tani janë ngjitur vetëm 30 herë alpinistë, dhe një prej tri kullave prej graniti të Torres del Paje – “Kullat Blu”, të cilat konsiderohen si një prej bukurive më të mëdha natyrore në botë. Është parashikuar gjithashtu premiera e ngjitjes në majën Fic Roj, sipas një itinerari bullgar. Njeriu vuri këmbën për herë të parë në këtë majë në vitin 1952, kurse bullgarët u ngjitën në Fic Roj që në vitin 2012. Këta ishin Grigor Vëtev, bashkë me Nikolla Levakovin dhe Damjan Çollpanovin.  

Që të përfytyroni më mirë qëllimet e ekspeditës bullgare, do të citojmë fjalët e alpinistit të njohur peruan Rajner Solano, i cili është gjithashtu instruktor i kacavarjes, i cili na thotë: “Serro Torre është i njohur si një prej mureve më të bukura të mëdha në botë dhe si një prej majave më të vështira (sigurisht që varet edhe nga ana në të cilën ngjitemi). Madje të arrish buzë majës, është një privilegj, për shkak të vështirësisë së itinerarit. Kurse ngjitja vështirësohet edhe më shumë për shkak të erës së Patagonisë dhe klimës së ndryshueshme. “

Sipas vendasve, këtu në kuadrin e një dite mund t’i përjetosh katër stinët. Këtë e ripohon edhe proverbi “Po të mos të pëlqejë moti, prit për një çast. Ai mund të ndryshojë.” Alpinistët u ngjitën për herë të parë në Serro Torre në vitin 1974, ose 5 vjet pasi njeriu vuri këmbën në Hënë për herë të parë.

СнимкаDjemtë kanë në plan që në kuadrin e ekspeditës “Patagonia 2015-2016” të xhirojnë një dokumentar, ku të paraqesin para auditorit përjetimet e tyre dhe bukurinë e madhe të majave të Andeve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Naçev

Shkencëtarët bullgarë në Antarktidë analizojnë aktivitetin diellor dhe ndikimin e tij në Tokë

Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..

botuar më 25-02-23 7.25.PD

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD
Kompleksi arkeologjik

Jeta e trakëve dhe zbulimet e shkencëtarëve vendas – në fokus në "Lugina e mbretërve trakë"

“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..

botuar më 25-02-22 7.30.PD