Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari është i dhënë pas gjendjes të jetë viktimë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Vallë, a është e mundshme, që bullgari të shikojë botën me optimizëm? Në klasifikimet për lumturi, ai radhitet në vendet e para, por nga fundi te kryeja. Mbi këtë temë ndalet psikologu i njohur Elenko Angellov:

“Është fakt, se prej vitesh botohen klasifikime të tilla. Më se 14 vitesh punoj si psikoterapeut, mbaj leksione në seminare i kushtuara psikologjisë së suksesit dhe zhvillimit personal. Mund të them se bullgari u pasionua pas gjendjes të jetë viktimë. Pikërisht ky është shkaku, për të cilin ai është në vendet e fundit në klasifikimet për lumturi” – konstaton zoti Angellov.

Cila është receta e lumturisë njerëzore? Vallë, a ka mundësi, që njeri prej çelësave të jetë mënyra, në të cilën përshëndesim, ose u themi të tjerëve “Tungjatjeta”? Ngandonjëherë sikur kemi të gjitha premisat, që të jemi të lumtur, por na duket, se ndonjë energji negativa na pengon. A iu bazohet realitetit një ndjenje e tillë dhe si njeriu mund t’i kundërvihet?

“Thoni “të gjitha premisat”. Mirëpo, del pyetja, a janë në të vërtetë ato premisat, të cilët dëshirojmë? Një pjesë prej problemit që të mos tërheqim energjitë pozitive, është, se nuk dimë çfarë dëshirojmë – shpjegon Elenko Angellov. – Duhet të bëjmë bilanc, duke filluar nga vet vetja, pra nga njeriu i cili na shikon nga pasqyra. Duhet t’u përgjigjemi në ç’shkallë e humbim kohën dhe harenë e të afërmve dhe miqve; sa nga njerëzit me të cilët e kalojmë kohën e humbin kohën tonë dhe e prishin ndjenjën. Gete ka thënë: në se dëshironi të jenë të lumtur, të mos jeni të shqetësuar, largoni njerëzit dhe situatat, të cilët i krijojnë. Populli e ka thënë shumë mirë: njeriu iu ngjan miqve të tij. Në se ti dëshiron të kuptosh kush je ti, atëherë shikoje pesë-gjashtë miqtë më të ngushtë. Në se njeriu pa u ndërpre ndjen një energji negative, atëherë duhet të kërkojë shkakun në vet veten, te njeriu, të cilin e shikon në pasqyrë.”

Për disa lumturia dhe sukseset lidhen me rite personale. Në ç’shkallë akte të tilla mund të ndikojnë mbi fatin tonë dhe në ç’shkallë ata janë objekt i psikiatrisë?

“Në psikiatrinë ato janë të ashtuquajturat çrregullime maniakal obsesive, ose mendime dhe veprime rituale. Ato i kanë rrënjët në krijimtarinë dhe ritet popullore. Zakonet popullore kanë të bëjnë me traditën. Por në plan personal ritet shndërrohen në një veprimtari të detyrueshme, e cila i dëmton ditës së përditshme të njeriut. Kështu që ka rituale të ndryshme personale, të cilat i pengojnë njeriut. Dhe në fakt ato janë besëtytnitë.”

СнимкаKonsiderohet, se gjëja më e shtrenjtë janë fëmijët. Në ç’shkallë prindërit kanë mundësi të bëjnë, që fëmijët e tyre të jenë të lumtur?

“Që prej kohe fëmijët nuk konsiderohen pasurinë më të madhe. Në punën time si psikolog gjithnjë e më shumë zbuloj egoizmin dhe kanibalizmin familjar. Mirëpo, kjo është një temë e gjatë. Në se duhet të jap një këshill, atëherë mund të them t’u mos humbim kohën njerëzve të dashur dhe të mos ushtrojmë gjenocid ndaj tyre. T’u mos imponojmë atyre kallëpet tona. Ndryshe gjëja më e shtrenjtë e shoqërisë së sotme është mbijetesa. Nuk duhet t’i mbyllim sytë para realitetit. Duhet të shikojmë njerëzit me sy të hapur, të shikojmë totemet e tyre, të shikojmë kafshët në të cilët u shndërruan. Duhet të zbulojmë tiparet karakteristike të së cilës kafshë posedon secili. Nuk duhet të bëjmë iluzione, sepse çdo i dyti përreth është gjarpër, mace grindavece ose dhelpër dinake. Dhe të mos çuditemi dhe të themi, se ata janë miqtë tanë. Gjarpri kur do të jetë e ftohtë do të jetë ndër miqtë tanë, do të ngrohet pranë zjarrit tonë, por kur do të hiqen të ftohtat ai do të na kafshojë. Kështu që mos bëni iluzione kush, kush je në jetën tuaj. Filloni nga vet vetja. Zbuloni kush jeni ju. Cila kafshë jeni, thënë në mënyrë metaforike. Nuk bëni iluzione edhe për veten. Kush ishit, sa para kishit, si dukeshin – kjo është e kaluara. Duhet të keni të qartë kush jeni tani, çfarë dëshironi të arrini? Mbi kopertinën e librit “Receta për lumturi” kam treguar recetat: një pako Qartësi të pafundme, një pako Dashuri, një shishe të madhe, Qëllime dhe Këmbëngulje” – thekson në përfundim psikologu Elenko Angellov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Naçev

Shkencëtarët bullgarë në Antarktidë analizojnë aktivitetin diellor dhe ndikimin e tij në Tokë

Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..

botuar më 25-02-23 7.25.PD

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD
Kompleksi arkeologjik

Jeta e trakëve dhe zbulimet e shkencëtarëve vendas – në fokus në "Lugina e mbretërve trakë"

“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..

botuar më 25-02-22 7.30.PD