Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sektori IT me një kauzë bamirëse

БНР Новини
Kolazh: Sillvija Petrova

Më 23 janar në Sofje do të mbahet konferenca e parë bamirëse bullgare për biznesin IT – bizz IT. Në të në kuadrin e diskutimeve, specialistë në këtë fushë do t’u përgjigjen pyetjeve si “Si krijohet biznes IT dhe karriera IT në Bullgari?”, “Çfarë interesante ndodh në sferën e teknologjive të informacionit tek ne?”. Nismëtarët e veprimtarisë premtojnë edhe shumë tema të tjera interesante dhe çmime.

Simeon Prusijski – njeri prej organizatorëve, thekson se qëllimet e konferencës është të informojë dhe të motivojë auditorin. Krahas kësaj ajo do të përpiqet të tregojë se Bullgaria është një vend i mirë për fillimin e biznesit IT.

“Dëshirojmë të njohim të rinjtë të cilët mezi tani hyjnë në sferën IT me kushtet për biznes në këtë sektor në Bullgari. Temat, që parashikojmë, përfshijnë një rreth të gjerë fushash. Do të mbajmë leksione për fillimin e biznesit, për financimin dhe zhvillimin e tij, për tërheqjen e konsumatorëve dhe për krijimin e marrëdhënieve me ta, e kështu me radhë. Parashikojmë diskutime edhe me specialistët më të mirë të sektorit IT në Bullgari. Ata do t’u përgjigjen pyetjeve të publikut. Ndër ta do të përmend Sasha Bezuhanova – themeluese e lëvizjes MoveBG, Tunjo Zafer – themelues i kompanisë bullgare, e cila kohët e fundit doli në tregun global ku punon shumë mirë. Neven Dillkov është pronar dhe themelues i një telekomi të madh, i cili punon në Bullgari dhe në mbarë Gadishullin Ballkanik. Do të marrin pjesë edhe Atanas Rajkovi, i cili kohët e fundit e zuri pozitën e menaxherittë përgjithshëm të aplikacionit Viber për Evropën Qendrore dhe Lindore, Ljubomir Rusanov – themelues dhe shef i kompanisë më të madhe hosting në Bullgari. Ndër lektorët do të jetë edhe Mihaill Irinçev – organizator i njerëz prej konferencave më të mëdha PHP në Evropë. Ata janë vetëm disa prej lektorëve, të cilët do të marrin pjesë në forumin tonë. Auditori, të cilin dëshirojmë të tërheqim janë sipërmarrësit e rinj, studentët dhe nxënësit, të cilët mezi tani do të hyjnë në këtë sektor dhe dëshirojnë të punojnë në të.”

Kështu vizituesit do të kenë mundësi të takohen me disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm dhe specialistëve më të mirë bullgarë në fushën IT. Mjetet, që do të grumbullohen nga biletat e konferencës, do të jenë për një kauzë bamirëse. Kristina Ilieva, e cila është PR i veprimtarisë tregon:

“Ljubomir Elenkov është një fëmijë 13 vjeçar me paraliza cerebrale. Historia e tij është tragjike. Kur nëna e tij ishte në muajin e shtatë të shtatzënësisë një shofer i dehure përplasi në trotuar. Ajo vdiq dhe kështu fëmija lindi jetim. I ati i tij bie në komë dhe disa muaj më vonë edhe ai vdiq. Tashmë 13 vjet për të kujdeset gjyshja, e cila bënë përpjekje të shumta që t’i ndihmojë. Gjatë prillit të këtij viti këmbët e këtij djali duhet të operohen. Kjo kushton më se 10 mijë euro dhe për gjyshen është tepër e vështirë të grumbullojë këtë shumë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Naçev

Shkencëtarët bullgarë në Antarktidë analizojnë aktivitetin diellor dhe ndikimin e tij në Tokë

Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..

botuar më 25-02-23 7.25.PD

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD
Kompleksi arkeologjik

Jeta e trakëve dhe zbulimet e shkencëtarëve vendas – në fokus në "Lugina e mbretërve trakë"

“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..

botuar më 25-02-22 7.30.PD