Megjithëqë në fund të vitit 2014 personalisht presidenti rus Vlladimir Putin zyrtarisht shpalli përfundimin e ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Jugore”, i cili do të arrinte bregdetin bullgar dhe që këtu do të transportonte gaz rus në territorin e BE-së, akoma përhapen thënie të ndryshme në Sofje, Moskë dhe në shumë kryeqytete evropiane. Dhe në këtë nuk ka asgjë e çuditshme, duke marrë parasysh rëndësinë e një impianti të tillë vigan për ekonomitë e të gjitha vendeve të interesuara. Tepër aktive u bënë spekulimet e ndryshme mbi temën “vallë a do të ndërtohet apo jo”. Dhe e gjithë kjo në kusht se “Rryma Veriore 2” është nën pikëpyetje ndërsa projekti “Rryma Turke” u dështua. Në sfondin e të gjitha këtyre aluzioneve dhe pikëpyetjeve u dëgjua një gjë krejt e re dhe jo aq e qartë – Rryma Bullgare. Bëhet fjalë për një gazsjellës të ri, i cili do të fillojë nga qendra ndarëse Ballkan në bregdetin bullgar dhe do të arrijë deri te Evropa Qendrore dhe Perëndimore. Qendër kjo e cila është tepër e ëndërruar nga autoritetet bullgare.
Tani për tani nuk ka qartësi, mediat bëjnë spekulime, autoritetet kursejnë fjalët ose mohojnë ekzistencën e një projekti të tillë. Mirëpo, ka logjikë në ndërtimin e një impianti të tillë. Tërë Evropa Jugore dhe Qendrore mbetet pa furnizimin e gazit rus. Firma “Gazprom” humb tregje të mëdha potenciale. Mirëpo, logjikë ka nga këndvështrimi ekonomik, përderisa në nivel politik argumentet janë krejt të ndryshme. As Uashingtoni, as Brukseli pranojnë që energjetika e vendeve evropiane të mbetet në varësi të palës ruse, sidomos në kontekstin e marrëdhënieve të tanishme me presidentin Putin. U bë e qartë, se energjetika në Evropë është në varësi të madhe të gjeopolitikës, sidomos pas dështimit të “Rrymës Jugore” dhe të “Rrymës Turke”, projekte këto të cilët u ndërprenë për shkaqe politike. Vallë, çfarë do të jetë fati i Rrymës enigmatike Bullgare? Sepse pa të rregullohen aspektet politike të këtij gazsjellësi mitik, ai do të mbetet pikërisht atje nga ku doli – në mitologjinë. Po këtë fat mund të ketë edhe një ëndërr tjetër e autoriteteve bullgare për ndërtimin e qendrës ndarëse të gazit Ballkan, qendra kjo e cila mund të mos ketë çfarë të ndajë, në se gazi rus nuk do të arrijë te bregdeti bullgar.
Tani për tani është e qartë vetëm këtë se asgjë nuk është e qartë. Deklaratat dhe aluzionet e copëtuara dhe kontradiktore aty këtu nuk lejojnë që të krijohet një përfytyrim më të tërësishëm për idetë dhe qëndrimet e vërteta të vendeve të ndryshmetë prekura dhe të përfshira. Del konkluzioni, se si në Bullgari ashtu edhe në Evropë mjegulla rreth gazit bëhet gjithnjë më e dendur.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..