Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri bavarez i punëve të brendshme për refugjatët dhe për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së

БНР Новини
Foto: BGNES

Fluksi i pafundmë i refugjatëve përmes Ballkanit te Evropa Perëndimore vazhdon të jetë në qendrën e emisioneve informative dhe titujve gazetareskë. Për më tepër – fluksi i emigrantëve vazhdon të jetë një problem i pakapërcyeshëm për BE-në. Për fat të keq vet BE-ja nuk ka pozitë të përbashkët mbi këtë çështje. Kjo ishte një nga temat e bisedimeve të ministrit të brendshëm të Bavarisë Joahim Herman në Sofje, ku ai u prit nga presidenti Rosen Plevneliev dhe nga zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të brendshme Rumjana Bëçvarova.

Javën e kaluar Austria bëri atë, për të cilën insiston që nga vjeshta e kaluar shteti i lirë në Gjermani – Bavaria, e pikërisht, vendosja e kufirit të sipërm të numrit të refugjatëve. Siç dihet kancelaria federale Angella Merkell është kategorikisht kundër kësaj ideje. Mirëpo, pas ngjarjeve natën e vitit të ri në Këln tema për refugjatët kërcënon edhe qeverinë e koalicionit në Gjermani. Joahim Herman nga Bashkimi Konservator i Krishterë Social, i cili sipas traditës qeveris në Bavari në koalicion me të krishterë demokratët e kancelares Merkell, ngul këmbë për vendosjen e limitit. Ai nuk përjashton mundësinë, se kjo mund të bëhet shkak, që emigrantët të grumbullohen në vendet e të ashtuquajturit “itinerar ballkanik” duke përfshirë edhe Bullgarinë.

“Për ne është me rëndësi të marrim vendime bashkë dhe të mos lejojmë hapa të papritur. Prandaj zhvillova bisedime në Sofje. Vendimi i Austrisë na befasoi, megjithëqë ishte në drejtim të saktë – tha zoti Herman në një intervistë ekskluzive për Radio Bullgarinë. – Mendoj, se të gjithë janë gati për masa të reja më të rrepta dhe për restrikcione. Kur vendosen kufizime të tilla, ka një periudhë kalimtare, dhe nuk përjashtohet mundësia për grumbullimin e refugjatëve. Kjo do të zgjatet deri në momentin, në të cilin mesazhi do të arrijë te vendet që prodhojnë refugjatë. Dhe mesazhi do të jetë, se nuk ka kuptim të niset për në Evropë.”

Duke iu përgjigjur pyetjes si e vlerëson idenë e Çekisë, se Bullgaria dhe Maqedonia të shndërrohen në shtete bufer në rrugën e fluksit të emigrantëve, në një konferencë të përbashkët për shtypin pas bisedimeve me ministrin Joahim Herman ministrja bullgare e punëve të brendshme Rumjana Bëçvarova tha: “Tani për tani një propozim dhe një ide të tillë nuk kemi diskutuar. Nuk mendoj, se ka arsyetime, që kjo të ndodhë.”

Foto: mvr.bgMinistri i punëve të brendshme i Bavarisë ishte në Sofje për të nënshkruar një deklaratë për zgjerimin e bashkëpunimit policor midis Bullgarisë dhe Bavarisë në kundërvënien e terrorizmit, emigracionit ilegal, trafikut të njerëzve, korrupsionit, prostitucionit dhe trafikut të narkotikëve. Mirëpo, në qendrën e vëmendjes, sipas ministres Bëçvarova, ishte një temë tjetër:

“Në kontekstin e sfidave të ditës së sotme si fluksi i emigrantëve në Evropë dhe lufta me terrorizmin, për ne është me rëndësi të shkëmbejmë përvojë me partnerët tanë në Gjermani. Jam e bindur, se të gjitha shtetet duhet të marrin pjesë aktive në zgjidhjen e problemeve, të cilat rrjedhin nga fluksi i emigrantëve. Kontrolli i forcuar kufitar dhe siguria e Bullgarisëjanë prioritet kryesor. Bullgaria garanton një nivel të lartë të mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së. Mbrojtja e kufijve të jashtëm kërkon përgjegjësi të përbashkët dhe veprime kolektive të vendeve anëtare. Ky është drejtimi, në të cilin punon shteti bullgar.”

Është e dukshme, që mbi këtë çështje midis Bullgarisë dhe Bavarisë nuk ka dallime. Ministri i brendshëm i Bavarisë Joahim Herman tha, se kufizimi i fluksit të emigrantëve drejt Evropës Perëndimore nuk ka për qëllim të destabilizojë vendet ballkanike:

“Duhet të kemi të qartë – qëllimi i strategjisë sonë nuk është që të vështirësojë Bullgarinë. E falënderova ministren e brendshme për sigurimin e mirë të kufirit të jashtëm të BE-së me Turqinë. Më tepër bëhet fjalë për dërgimin e një sinjali të qartë drejt vendeve të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës, se ky fluks i pakontrolluar i emigrantëve drejt Evropës nuk mund të vazhdojë më.”

Fluksi i emigrantëve ndan vendet e BE-së. Një sërë shtetesh të Hapësirës së Shengenit vendosën prapë kontrollin kufitar, të tjerë ndërtuan gardha. Megjithëqë u kontraktua kuota për ndarjen e refugjatëve, në praktikë kjo nuk aplikohet. Meqenëse në mbarë Evropën forcohet qëndrimi nacionalist ministri Herman apeloi për zgjidhje të përbashkët evropiane të problemit me refugjatët:

“Të gjithë jemi të interesuar që Evropa të jetë e fortë. Në se ndonjëri mendon, se vet mund të zgjidhë problemin pa BE-në, ai bën gabim. Duhet të marrim në konsideratë zgjerimin e ndikimit të forcave të reja botërore. Në këtë sfond mund të kemi suksese vetëm në një Evropë të bashkuar dhe të fortë. Edhe shtetasit evropianë duhet të jenë të bindur në këtë. Në interes të Gjermanisë dhe Bullgarisë është, që Evropa të jetë e fuqishme dhe e bashkuar. Megjithëqë ngandonjëherë imponohen korrigjime në politikën evropian, Evropa nuk duhet të vihet në pikëpyetje.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD