Për shumicën e bullgarëve emërtimi “Surova” lidhet me ditën e parë të Vitit të Ri, kur fëmijët zbukurojnë thupra thane me fije laramane prej leshi, fruta të thata dhe pupagjela, me të cilat shkojnë te të afërm dhe miq, goditin shpinën dhe bëjnë urime për shëndet, gjë që bullgarisht quhet “surovakane”. Urimet zakonisht janë për një vit të bollshëm dhe të bereqetshëm.
Sipas hipotezave të tjera emri i festës vjen nga mbiemri i vjetër “sur”, gjë që do të thotë “gri” ose “bardhëllemë”, mirëpo edhe “i ndritshëm, i shndritshëm, i florinjtë”, domethënë “diellor”. Disa shkencëtarë mendojnë, se ekzistonte një hyjni të lashtë sllave të diellit të quajtur Sur. Pikërisht ky hyjni respektohej në atë periudhë të vitit. Ka mundësi të bëjnë lidhje edhe me fjalën sanskrite “surija”, gjë që do të thotë “diell”. Dhe një lidhje e tillë është e lejueshme, duke marrë parasysh prejardhjen e përbashkët indoevropiane të të dy popujve. Është domethënëse gjithashtu, se në folklorin bullgar epiteti “sur” ka të bëjë edhe me pamje të ndryshme mitike, siç janë kaprolli, kuçedra, ariu, zogu, demi.
Mirëpo në rajonin e qytetit Pernik kremtimi i festës së quajtur bullgarisht “Surova” nuk përfundon më 1 janar. Trembëdhjetë ditë më vonë njerëzit e rajonit shënojnë fillimin e Vitit të Ri, sipas stilit të vjetër kishtar. Atëherë organizohen lojërat karakteristike vendore me maska të njohura si Surva, Surova ose Sirova. Sipas traditës maskohen burrë të rinj të pamartuar. Për ta riti ka një kuptim të përkushtimit, pasi ishin “surovaskare”, ata mund të martohen. Ditët tona në këtë rit përfshihen edhe burrë të moshuar dhe fëmijë. Veshjet dhe maskat janë të llojllojshme, të punuara prej gëzofi dhe brirë, nga pëlhura laramane, pupla zogu. Një atribut i detyrueshëm janë zilet e mëdha, të cilët secili i mban në bel. Bashkë me maskën, ato janë krenaria e burrit të maskuar të quajtur “surovakar”. Ngandonjëherë pesha e të gjitha zileve arrin mbi 50 kilogram. Tingëllima e tyre e matur kumbon mbi mbarë fshatin dhe kështu lajmëron ardhjen e tyre. Edhe sivjet burrat e maskuar festuan Vitin e Ri më 13 dhe 14 janar.
Në krye të grupeve janë bylykbashit, të veshur si ushtarë dhe me shpatë. Ata fryjnë pa u ndërprerë bilbila, fishkëllima e të cilëve cakton ritmin e marshimit. Në grup ka edhe personazhe të tjera interesante: prift, nuse me dhëndër, cigane, etj. Në prag të festës burrat e quajtura “survaskari” mblidhen në qendrën e vendbanimit me pishtarë në duart. Aty ata ndezin një zjarr të madh dhe vallëzojnë përreth. Ditën tjetër shkojnë shtëpi më shtëpi të shoqëruar nga muzikantë dhe bëjnë urime për shëndet dhe bereqet. Kjo festë e lashtë popullore, e cila edhe më sot ruan vitalitetin, u njoh si “Thesari i gjallë njerëzor” i Bullgarisë. Që nga dhjetori i vitit 2015 u përfshi në Listën Përfaqësive të Trashëgimisë së Paprekshme Kulturore të UNESKO-së.
Një festë tjetër me emrin “Surva” është Festivali Ndërkombëtar i Lojërave me Maska. Ai mbahet në qytetin Pernik nga 29 deri më 31 janar. Ky festival lindi mbi bazë të traditës vendore dhe u shndërrua në një veprimtari interesante, e cila mbledh pjesëmarrës dhe spektatorë nga të gjitha kontinentet. Gjatë vitit 2016 festivali mbush 50 vjet. Pritet, që pjesëmarrësi më ekzotik sivjet të jetë grupi nga Mali. Anëtarët e tij do të prezantojnë traditat e fisit afrikan dogoni.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Vihra Baeva dhe BGNES
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..