Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banda e muzikës funk "Dirty Purchase” feston 20 vjet në skenë me albumin “Sweet Sensation”

БНР Новини
Foto: arkiv personal
Gjatë viteve të 90-të të shekullit të kaluar klubet e natës në Bullgari formuan një kulturë të vetë muzikore. U shfaqën shumë banda, repertori i të cilave përbënte kryesisht nga versionet “cover” të shembujve të njohura të muzikës rok, funk dhe pop. Disa prej këtyre grupeve pak nga pak filluan të shkruajnë muzikë të vet, drejtuar kryesisht publikut të klubeve të natës. Kështu u formua Dirty Purchase“, e cila para pak kohe prezantoi albumin e vet të parë. Përkthimi i saktë i emrit do të thotë “blerje të pistë, fitim të pistë”. Në fakt kjo është një lojë fjalësh me një shprehje bullgare që fjalë për fjalë do të thotë “cjape të ndryrë apo pushtë të ndryrë”, sepse në fillim në bandë ishin vetëm meshkuj dhe nuk pranonin seriozisht këtë që e bënin. Më shumë do të na tregojë Ljudmill Stojnev – pianist dhe kitarist i grupit.

Po të kërkojmë shkak konkret – ky është përvjetori i 20-të i formacionit tonë. Ai u krijua në vitin 1996 në një klub nate. Përveç skenës kryesore u hap akoma një skenë suplementare, në të cilën duhej të interpretonim çdo natë. Pronari i klubit Hristosllav Galileev (Galjo – siç e quajmë atë) është bas kitarist dhe ai vendosi të krijojë një formacion posaçërisht për këtë skenë të dytë. (Galjo është lideri deri tani). Në të ai ftoi kolegë-muzikantë, me të cilët ka punuar jashtë shtetit. Emrin e grupit e dha Vesko Nestinara nga grupi “Nestinari”, i cili ishte mik ynë i madh. Në “Dirty Purchase” kanë interpretuar më se 20 muzikantë shumë të mirë.





Aktualisht në të hyjnë disa nga emrat më të njohur në skenën bullgare – Mihaill Josifov dhe Todor Bakërxhiev – trumbeta, Velisllav Stojanov dhe Kirill Zafirov – trombë, Denis Popstoev – saksofon, Ivan Leçev – kitarë etj.

Në fillim grupi interpretonte më shumë versione “cover” të muzikës “blues” dhe “swing” – vazhdoi Ljudmill Stojnev. Pastaj në bandë erdhën Emill Minçev nga grupi “Ahed” dhe Amalia Nenova. Ata, bashkë me perkusionistin Nikkollj Denev – nga Mr. Brown Sugar kontribuuan akoma më shumë për tingëllimin e veçantë të grupit që i ngjan më shumë swing-ut. Ne të gjithët japim ide për repertorin  dhe pastaj i diskutojmë ato. Kështu vendosim çfarë dhe si të interpretojmë. Formacioni është i madh, nganjëherë jemi nga 10 persona në skenë. Kemi një “bras” seksion të plotë – dy saksofona, një trumbetë dhe një trombë. Mund të them se ky është formacioni i parë bullgar nga vitet e 90-të, i cili e implementoi këtë “model bras” në muzikën e klubeve të natës tek ne.




Se si lindi ideja për krijimin e një albumi me muzikë të vet pas 20 vjet?

Vitet e fundit gjatë provave filluam t’i bashkonim temat e ndryshme, instrumentalet solo, tekstet, pa pasur një qëllim të qartë për krijimin e albumit – shpjegoi Ljudmill Stojnev. Kështu gjatë procesit të punës krijuam këngët All Your Love“, Knock, Knock“, Heat Inside“. Kënga e parë e krijuar nga ne është Sweet Sensation“. Me të para disa vjetësh morëm pjesë në konkursin e Radios Kombëtare Bullgare – “Pranvera e artë”. Për këtë arsye ajo ia dha titullin tërë albumit. Në të ka edhe dy versione “cover” të këngëve që i interpretojmë gjithmonë në mënyra të ndryshme dhe adhuruesit tonë i pëlqejnë shumë ato. Një pjesë e madhe e këngëve në këtë album janë incizuar në një koncert në Radion Kombëtare Bullgare. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD