Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti para debateve të pafrytshme

Foto: BGNES
Më 11 shkurt e majta dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë  kërkuan votë të mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të politikës shëndetësore dhe gjatë javës së re parlamenti duhet të deklarojë qëndrimin e vet mbi çështjen. Indikacione serioze, se jo shëndetësia është motivi kryesor për votën, si dhe raporti real i forcave në  organin ligjvënës, krijojnë pritjet për një debat steril dhe për përfundim negativ.

Ideja për votë të mosbesimit lindi në radhët e Partisë socialiste gjatë janarit. Në konsultime për mbështetje nga ana e LDL u diskutuan gjithashtu variante për mocion të mosbesimit për shkak të problemeve me sigurinë e brendshme dhe demografinë. Problemet në gjyqësorin, korrupsioni dhe krimi i organizuar, të përfshirë në raportin e fundit të KE për Bullgarinë, nuk ishin ndër opsionet dhe siç duket për depozituesit është me rëndësi që të ketë debat mbi cilëndo qoftë temë. Nga ana tjetër, për një votë të suksesshme të mosbesimit janë të nevojshëm 121 vota, e majta ka 38, LDL – 30.

Edhe nëse ndaj përkrahjes tashmë të sigurte nga ana e dy deputetëve të pavarur, shtohen të tjerë, nuk është realiste që të  tejkalohet shifra 121. Depozituesit e dinë këtë shumë mirë, por  debatet për votën i intereson edhe në rast të përfundimit negativ. Qëllimi është jo vetëm të cenohet qeveria, por të shihet shpërndarja e forcave në parlament pas tronditjeve të brendshme në LDL, pas tensionit të brendshëm në Bllokun e Reformatorëve, që merr pjesë në qeverisje dhe të testohet shkalla e përkrahjes për pushtetarët nga ana e forcave që nuk janë përfaqësuar në qeverisje si ABV dhe Fronti Patriotik.

Përfundimi negativ që pritet do të konfirmojë traditën e hidhur që tashmë çerek shekull në Bullgari nuk ka votë të suksesshme të mosbesimit dhe ajo përdoret vetëm si instrument për debate dhe jo si mjet ligjor për ndryshime në pushtet. Jo rastësisht  Kryeministri demonstroi qetësi dhe komentoi, se “duhet të ketë votë të mosbesimit, është keq kur nuk ka votë të mosbesimit...”Dhe me arsye pasi kabineti i tij i parë përballoi katër kërkesa  të PSB dhe të LDL për votë të mosbesimit – gjatë tetorit të 2010 për shkak të politikës në fushën e shëndetësisë, gjatë qershorit të 2011për shkak të mossuksesit të politikës kundër krizës, gjatë korrikut të 2011 për shkak të dështimit të politikës mbi sigurinë e brendshme dhe rendin publik dhe gjatë prillit të 2012 – për shkak të ndërprerjes së projektit për Centralin Atomik “Belene” dhe dështimit të politikës energjetike. Në realitetet e sotme politike për ne mbetet vetëm të shohim - pas dështimit të radhës të kërkesës për votë të mosbesimit kundër qeverisë së tij, Borisovi a nuk do t’i mbetet besnik vetvetes dhe të kërkojë dhe të fitojë, siç ndodhi në janar të 2011, votë të besimit nga parlamenti.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD