Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkimi Evropian dhe Ankaraja krijuan një degë të re të ekonomisë – tregtinë me migrantë, Bullgaria brenda skemës

Ankaraja dhe Brukseli i “shtrënguan duart” për marrëveshjen me refugjatët, por dy pyetje mbeten të hapura – për pasojat afatgjata dhe kush do t’i paguajë.
Foto: EPA/BGNES

Pazarllëku përfundoi të premten, para katër ditësh. Brukseli dhe Ankaraja morën vesh që të fillojnë tregti me migrantët. Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së gjithashtu është në këtë skemë. Vëzhguesit e cilësuan këtë pazarllëk si cinik. Me siguri pas 18 marsi Bashkimi Evropian tashmë nuk është i njëjti.

Për çfarë morën vesh kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe kryeministri turk Ahmet Davutogllu? Në vend të parë Greqia mund të kthejë në Turqi migrantët jo legalë që vijnë në territorin e saj. Për secilin prej tyre BE-ja do të pranojë nga Turqia nga një refugjat legal, duke pasur parasysh se numri i tyre i përbashkët nuk mund të tejkalojë 72 mijë. Ata do të shpërndahen në territorin e BE-së. Elementi i dytë i marrëveshjes është që BE-ja t’i paguajë Turqisë 3 miliardë euro për shërbime të ndryshme të lidhura me migrantët. Kur këto mjete mbarojnë BE-ja do të paguajë akoma 3 miliardë deri në fundin e vitit 2018. Në vend të tretë gjatë prillit do të hapet kapitulli i 33-të të procesit të negociatave, i cili i përket buxhetit, për praninë e Turqisë në BE. Kurse deri në fundin e qershorit shtetasit turk do të mund të udhëtojnë pa viza në BE.

Ankaraja di shumë mirë se me politikën e saj të brendshme aktuale largohet gjithnjë e më shumë nga kriteret për anëtarësi në Bashkim. Hapja e kapitullit për negocijim pas vetos së Francës nuk do të thotë asgjë. Ankaraja e di shumë mirë edhe këtë se për udhëtimin e lirë të shtetasve e saj në Evropë ajo duhet të plotësojë 35 kritere – diçka për të cilën ka nevojë për shumë kohë dhe vullnet të mirë. Kthimi i migrantëve jo legal në territorin e Turqisë nuk është problem. Me dokumente të reja të hartuara për disa orë secili migrant jo legal mund të bëhet legal dhe të dërgohet zyrtarisht në Bashkimin Evropian.

Kështu kryesorja këtu mbeten paratë. Ankaraja mori 6 miliardë euro nga taksapaguesit evropianë për 2.7 miliona refugjatë, të akomoduar në kampet në territorin e Turqisë. Por Brukseli nuk mund të mendojë se me pagimin e këtyre parave detyrimet e Bashkimit Evropian janë kryera. Këto kampe tashmë janë “mjet prodhimi”. “Malli” i prodhuar nga ato është kërcënimi se migrantët mund të drejtohem nga Evropa. Dhe ai do të bëhet akoma më fitimprurës në të ardhme.

Në raundin e dytë të negociatave mes Turqisë dhe Brukselit Bullgaria u prezantua nga kryeministri Bojko Borisov. Pas raundit të parë që u zhvillua më 7 mars Bojko Borisovi i dërgoi një letër Brukselit, në të cilin insistonte për kthimin në Turqi të migrantëve jo legal jo vetëm nga ishujt grekë, por edhe nga kufiri mes Bullgarisë dhe Turqisë.

Ky propozim nuk u përfshi në marrëveshje, kurse Borisovi nuk u zemërua dhe nuk vendosi veto. Qetësuese është se Turqia mori përsipër angazhimin që të mos lejojë hapjen e itinerareve të reja për migrim përmes Bullgarisë. Pas arritjes së marrëveshjes mes Turqisë dhe Brukselit kryeministri bullgar doli nga takimi pa bërë deklaratë para gazetarëve.

Tani për tani kontributi bullgar në “tregtinë” me migrantët është i vogël – vetëm 5.9 miliona euro. Por prognozat janë se gjatë 2-3 vjetëve të ardhshme kjo shumë do të trefishohet. Sipas parimit të kuotave Bullgaria do të pranojë 1200 refugjatë prej 72 mijave të negociuara. Për sa i përket premtimit të Turqisë se nuk do të lejojë kalimin e kufirit tonë nga ana e migrantëve, Sofja pohoi se ushtria dhe policia doganore mbeten atje sepse, siç tha vetë Bojko Borisovi, proceset atje nuk mund të kontrollohen.

Pas 18 marsit 2016 Bashkimi Evropian u bë më i cenueshëm sepse hoqi dorë nga vlerat e veta të mbrojtura vite me radhë. Brukseli ishte udhërrëfyes moral, por që nga sot ai bën tregti në tempull me ata, të cilët nuk respektojnë të drejtat themelore të njeriut në shtetin e tyre.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD