Në vazhdim të një jave Shtëpia e Kinemasë në Sofje hapi dyert për edicionin e dytë të Festivalit të Kinemasë Moderne Kineze. Veprimtaria u organizua nga Instituti Konfuci në Sofje dhe nga Qendra Kulturore e Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Filmat u zgjodhën nga docentja doktoreshë Andronika Martonova, specialiste e kinemasë aziatike në Institutin e Studimit të Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Për këtë si lindi ideja për festivalin docentja Martonova rrëfen:
“Startuam me idenë, se në të vërtetë duhet të popullarizojmë kryeveprat e kinemasë kineze dhe të ringjallim një traditë, e cila ishte e ndërprerë në Bullgari. E theksoj këtë, sepse kinemaja kineze si para vitit 1944 dhe pas kësaj kishte popullaritet tek ne. Pas ndryshimeve demokratike disi qëndruam anas asaj që ndodhej atje. Mirëpo, është e vërtetë, se kinematografia kineze vazhdoi të zhvillohet në mënyrë tepër interesante. Të mos flasim se ajo ka popullaritet në nivel ndërkombëtar. Festivale prestigjioze të kinemasë nuk kalojnë pa praninë e filmave nga Kina. Nuk duhet të harrojmë, se kinemaja kineze është mbajtëse e Oskarit për film të huaj. Krahas kësaj filmat kinezë kanë shumë çmime ndërkombëtare. Prandaj Bullgaria duhet të përfitojë nga mundësia dhe të njohë admiruesit e artit të shtatë me arritjet e kinematografisë kineze. Për edicionin e dytë të festivalit zgjodhëm nëntë filma të xhiruar brenda dhjetë – pesëmbëdhjetë viteve të fundit. Ata janë filma të dalluar të regjisorëve nga Kina, Hon Kongu dhe Tajvani. Disa prej tyre janë projekte të përbashkëta. Bëmë një paletë të pasur të gjinive të ndryshme. U përfshimë një film muzikal, një film biografik, film spiun, filma për të rinj dhe për fëmijë, film vizatimor fantazi, një gjini tradicionale e arteve luftarake, një dramë dhe një komedi. Thënë me një fjalë, u përpoqëm që spektatorët të shikojnë gjithçka, të cilën mund të paraqesë kinematografia kineze.”
Ndër titujt një interes provokoi filmi “Vrasësja Nie In-njan” me regjisor Hu Sjao-sien. Ai u caktua një nga filmat më të mirë për vitin 2015 dhe është mbajtës i dy çmimeve në Festivalin e Kinemasë në Kan.
“Ky është një film specifik, i cili nuk na prezanton artet luftarake në variantin elementar dhe spektakolar, të cilën shumica e spektatorëve kanë mësuar të shikojnë në filmat e Holivudit – shpjegon Andronika Martonova. – Historia është për një vajzë të trajnuar që nga fëmijëria nga një murgu taoist të jetë vrasëse. Ky është një film dramatik, i cili depërton thellë në psikologjinë e njeriut. Është jo i zakonshëm për gjininë e tij. Ky është një film njëkohësisht poetik, soditës dhe provokues. Regjisori i tij është ndër emrat më të njohur të kinematografisë së sotme kineze.”
Kinemaja moderne kineze është jashtëzakonisht e pasur dhe e larmishme. Për vit në kinë xhirohen më se 200 filma, të cilët përhapen në mbarë botën. Dhe nuk do të jetë e tepruar në se do të themi, se interesi ndaj tyre është i madh. “Ndoshta shtetet ballkanike dhe më saktë Bullgaria sikur qëndrojnë anas këtij procesi – thekson zonja Martonova. – Filmat kinezë xhirohen si me porosi shtetërore, ashtu edhe me ide të regjisorëve të pavarur. Filmat që krijohen janë artistikë, dokumentarë, vizatimorë. Mendoj se regjisorët kinezë kanë çfarë t’i tregojnë publikut. Mesazhet janë mbarë njerëzore. Me sukses të madh ata prezantojnë historinë mijëvjeçare, duke vënë theksin mbi epoka dhe dinasti të ndryshme. Ka filma për Luftën Kinezo-Japoneze dhe për luftën civile, për Luftën e Dytë Botërore, për invazionin japonez, për qeverinë kukull në Mançuria. Krahas kësaj nuk është e harruar edhe jeta e sotme. Ka filma për pasojat nga revolucioni kulturor, për hapjen e Kinës drejt botës, për kalimin e saj nga një sistemi i mbyllur socialist te një sistemi tjetër midis socializmit dhe kapitalizmit. Të gjitha veprat tregojnë, si e gjithë kjo, reflekton mbi jetën e njeriut të zakonshëm dhe si e deformon, si ai përballon ndryshimet, të cilët imponohen në plan historik. Vitet e fundit edhe tema ekologjike gjen vend në subjektet kinematografike. Nga komentet e spektatorëve pas shfaqjeve të filmave bëhet e qartë, se në Bullgari mungojnë ata filma. Njerëzit falënderojnë për këtë nismë dhe theksojnë interesin e tyre ndaj kinemasë kineze. Nga salloni ata dalin të provokuar të mësojnë më shumë për Kinën. Prandaj mendoj, se në të vërtetë ka kuptim të shfaqen panorama të tilla kinematografike. Bota është e madhe, larmia kulturore gjithashtu është e gjerë. Prandaj ne duhet të zgjerojmë horizontin tonë duke zbuluar ato kultura të largëta.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita..