Për vit të 25 të radhës do të jepen statujat “Muzikant i vitit”, kurse vet ngjarja do të zhvillohet më 23 prill 2016 nga ora 19 në sallën numër 6 të Pallatit Popullor të Kulturës me një gala koncert të dekoruarve. “Muzikant i vitit” është një dekoratë unikale, e cila përcaktohet nga dëgjuesit e transmetimit për muzikë klasike “Alegro vivaçe” në programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Konkursi zhvillohet që nga viti 1991.
Drejtuesja e “Alegro vivaçes” Irena Gëdeleva dhe një veprimtare e denjë dhe përkrahëse e “Muzikant i vitit”, pothuajse që nga vet fillimi i zhvillimit të anketës përpara çerek shekulli, na tregon për zgjedhjen e sivjetshme të dëgjuesve dhe emocionet rreth numërimit të mijëra zërave të adhuruesve:
“Ajo e cila mbase është më e rëndësishme sivjet është fakti se kemi tanimë 25 edicione të kësaj ankete kombëtare, e cila ka filluar gjatë vitit 1991 me emrin e profesorit Vasill Arnaudov. Për këto vite të kaluara shumë emra kanë dalë si favorit të anketës së dëgjuesve. Shpesh na bindin se, mbase jo muzikantët më të merituar dhe prestigjioz marrin dekorata, por për ne, ekipi i “Alegro Vivaçes” është me rëndësi që dëgjuesit e Radios Kombëtare Bullgare të kenë të drejtë të zgjedhin dhe mundësinë të shprehin falënderimin dhe mahnitjen e vet nga arti i muzikantëve bullgarë. Kurse ata nga ana e vet tregojnë respekt ndaj publikut të vet. Nuk ka muzikant, i cili ta ketë refuzuar këtë dekoratë ose të mos të ketë qenë jashtëzakonisht i mahnitur nga vëmendja e adhuruesve të vet. Sivjet kishim befasia. Fillimisht numri i madh i atyre të cilët votuan, i cili qe rreth 6 mijë e 500 vota dhe së dyti, shumë nga dëgjuesit preferuan grupe korale, orkestra, ansamble, dhe jo për kandidatura të veçanta dhe persona konkretë. Disa qytete bullgare u aktivizuan shumë dhe luftuan midis tyre në regjionet. Kjo flet mirë për Radion Kombëtare dhe për mbulimin e tij me cilësi dhe dëgjueshmëria, si dhe faktin se jemi të njohur dhe jashtë shtetit në internet, që ku vijnë zërat e shumtë. Është e gëzueshme se, njerëzit janë aktiv dhe i intereson të mund të shprehin mendimin e vet.”
Sivjet dekoratat do të jenë të shumta. Përveç statujës, të cilën e fiton muzikanti i vitit, kandidatura me më shumë zëra të dëgjuesve, do të kemi dhe akoma 8 kategori të tjera – “Debut”, “Një veprimtari aktive krijuese”, “Një muzikant i ri i vitit”, “Projekti muzikor i vitit”, “Premierë”, “Jubile”, “Krijimtari të plotë” dhe “Një kontribut të jashtëzakonshëm ndaj kulturës bullgare”. Hyrja është me buzëqeshje dhe një gjendje shpirtërore të mirë për çdo një adhurues të muzikës klasike! Dita është në Ditën e Llazarit – një hyrje e shkëlqyer drejt Festave të Pashkëve.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..