Roberto Fonseka zuri vendin e Ruben Gonsalesit në turnetë e fundit të legjendave të Havanës, megjithëse mund të jetë nipi i tyre. Ai është rritur në një familje prej muzikantësh. Ishte vetëm 6 vjeçar kur i braktisi daullet, duke i zëvendësuar me pianon. Kur erdhi në Bullgari në vitin 2008 ai ishte shumë i frymëzuar nga atmosfera dhe publiku dhe për diskun e tij tjetër kompozoi veprën Bulgarian. Atje është përfshirë një ansambël prej zërash bullgarë, kurse vetë Roberto thotë se para çdo një koncerti jashtë shtetit përpiqet t’i njohë traditat muzikore të vendit përkatës sa më shumë. Tetë vjet më vonë Roberto përsëri ishte para publikut bullgar dhe plotësoi ëndrrën e vet (si edhe ëndrrën e publikut) – ai e paraqiti veprën e tij live:
Meloditë nga mbarë bota gjithmonë kanë qenë një pjesë përbërëse e muzikës së Fonsekës. Të mos flasim për ndikimet afrikane në muzikën e Kubës në përgjithësi. Mirëpo, për një koleksionues tingujsh, si Fonseka, është me rëndësi shumë të madhe mënyra në të cilën rikrijohen ritmet.
“Mënyra e ekzekutimit të melodisë dhe tingulli i baterive janë të ndryshme. Në Kubë, si edhe në Spanjë, dora është në kontakt direkt me lëkurën e daulles, derisa këtu përdoren shkopinj, të cilët e krijojnë tingullin.”
E gjithë kjo nuk është bërë shkak që ai, si dhe disa kolegë të tij, si për shembull një profesor bullgar, me të cilin Roberto ka kontaktuar, të arrijnë në përfundimin se ritmika është e njëjtë. Ai preferon ta quajë këtë dukuri mister. E pranon këtë konstatim edhe për zërat bullgarë. Aktualisht muzikanti është duke përgatitur një projekt, ku do të ketë zëra të njohur nga projekti bullgaro-spanjoll “Estruna”:
“Sot biseduam rreth krijimit të diçkaje interesante, por tani për tani ajo do të jetë sekret, për shkak të finesës me të cilën duhet ta ekzekutojmë. Por pavarësisht se ku dëgjohen zërat bullgarë, çdonjëri mund t’i dallojë, sepse ata janë diçka e jashtëzakonshme.”
Për fat të keq bota në të cilën jetojmë është plot probleme dhe dhunë. Prandaj mesazhi i Roberto Fonsekës ndaj të gjithë dëgjuesve në botë është shumë i qartë. Dhuna nuk ekziston nga dje, ose sot. Janë të reja vetëm mënyrat në të cilat ajo pasqyrohet si nga mediat tradicionale, ashtu dhe nga ato të reja. Sipas muzikantit lufta është e rëndësishme, në qoftë se është për liri dhe kundër tiranisë. Ai nuk e përkrah luftën me qëllim pushtimin e territoreve, ose imponimin e ndonjë feje. Çdonjëri duhet të jetë i qartë se është një qenie njerëzore, si të gjithë njerëzit e tjerë, se të gjithë jemi të barabartë dhe se nuk ka fe më të lartë nga të tjerat. Edhe muzika, për mendimin e tij, nuk duhet imponuar.
“Muzika është strehim. Nëpërmjet muzikës ne i shprehim ndjenjat tona, dhimbjet, vuajtjet dhe gëzimet tona. Prandaj edhe në muzikë mund të takohemi dhe të komunikojmë pa asnjë problem.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tre yje me famë botërore - tenori José Carreras, Sonja Jonçeva dhe Plácido Domingo - do të ngjiten në skenë përpara Katedrales “Shën Aleksandër Nevski” për koncertin e dytë të "Gala në Sofje". Pjesa e parë e "Gala në Sofje" e ngriti publikun..
Më 29 gusht, adhuruesit e muzikës pop bullgare do të kenë mundësinë të ndjekin një koncert të mëngjesit nga Krisko në parkun "Ahtirka" në Knezha. Në orët e mbrëmjes, parku do të mbushet me tinguj xhaz në kuadrin e edicionit të tretë të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: philipkoutev.com, clubabagar.com, Facebook /The Banshees Of Inisherin
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”...
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në..
Këngët popullore të krahinës folklorike të malit Rodopa zënë një vend të veçantë në zemrën e çdo bullgari. Ndoshta më e njohura në mbarë botën është..