Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori i qytetit Shumen “Bodra Pesen” u zgjodh “Muzikant i vitit 2015”

БНР Новини
Foto: Radio Shumen

Fituesi i edicionit të sivjetshëm të pestë me radhë të anketës “Muzikanti i vitit” të organizuar nga rubrika për muzikë klasike “Allegro Vivace” e programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare u bë Kori i qytetit Shumen“Bodra Pesen” me dirigjente Denica Viçeva.

Për herë të parë në historinë e anketës çmimin e madh e mori një ansambël koral, kurse çmimin në kategori “Debutim” – një orkestër. Kjo është orkestra e sapokrijuar për muzikë dhome “423” me dirigjent Ivan Janakiev. Dekoratën për projekt muzikor të vitit e mori Orkestra për Festivale e nxënësve të Shollës Kombëtare të Arteve “Profesor Veselin Stojanov” – Ruse. Në kategori “Muzikanti i Vitit” fituesja është nxënësja nga Plovdivi Maria-Desisllava Stojçeva. Pianistja prof. Borisllava Taneva mori një diplomë për veprimtarinë e saj artistike. Fituesit e tjerë të edicionit janë Teatri Operistik i qytetit Ruse për premierën e operës “Katerina Izmajllova” të Shostakoviçit, kështu edhe Orkestra e dhomës “Orfeu” nga qyteti Pernik me dirigjent Rajço Hristov – për jubileun e 40-të të saj. Për krijimtarinë e tij të tërësishme u dekorua dirigjenti koral prof. Stojan Kralev.

Mbajtësja e çmimit për kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën bullgare u bë mecosopranoja Hristina Angelakova – një nga emrat e mëdhenj të operës bullgare që ka prezantuar Bullgarinë në skenat më prestigjioze botërore.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD