Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Brukseli nuk do të njohë zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni

Një zëdhënës i komisionit Evropian paralajmëroi se ajo nuk do ti njohë zgjedhjet në Maqedoni nga data 5 qershor, sepse nuk kanë plotësuar sikurse dhe minimumin e kushteve për realizimin e votimit. Nga komisioni përsëri apeluan për spastrimin e listave zgjedhore nga “shpirtrat e vdekur”, sigurimin e një pasqyrimi të balancuar nga ana e medieve dhe hetim të kërcënimeve kundra zëdhënësve. Çfarëdo qoftë qeverie, e formuar si rezultat të zgjedhjeve, në të cilat 3 nga partitë më të mëdha nuk marrin pjesë, nuk do të jetë një partner shpresëdhënës të bashkësisë ndërkombëtare, shtoi po kështu zëdhënësi.

Prishtina do të vazhdojë dialogun e vet me Beogradin

Presidenti i Kosovës Hashim Taçi deklaroi se, Prishtina do të vazhdojë dialogun e vet me Beogradin dhe se do të forcojë luftën e vet me korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend. Në një takim me deputetët evropian Taçi shqyrtoi dhe mosnjohjen e Kosovës prej 5 shteteve nga Bashkimi Evropian. Presidenti deklaroi se, Prishtina do tu dorëzoi këtyre 5 shteteve argumente suplementare, që të mund të ndryshojnë pozitën e vet.

Për 4 muaj në Turqi janë të pushuar nga puna 894 gazetar turk

Në një raport të “Fridëm haus” për gjendjen e medieve turke theksohet se, vetëm për 4 muaj-që nga fillimi i këtij viti deri në muajin maj, janë të pushuar nga puna 894 gazetarë turk. Janë të arrestuar 33 veta, ku kundra 13 prej tyre po zhvillohet hetim, kurse 12 tanimë janë të drejtuar përpara gjyqit dhe të akuzuar për “fyerje ndaj presidentit”. 2 gazeta dhe 1 agjenci informative janë të ndaluara, kurse në redaksitë e tyre nuk janë të emëruar “likuidues”për shkak të “lidhjeve të tyre serioze” me aktivistin islamik Fetullah Gjulen, i cili për momentin jeton në Amerikë. Në Turqi janë të ndaluara përgjithësisht 104 904 yeb sajte. Janë regjistruar 200 sulme kundra gazetarëve, përfshi dhe 21 kundra vendeve për qëndrim të medieve.

Mbi 27 mijë shfaqje të protestës ka pasur në Athinë që nga viti 2011 dhe 2015

Në periudhën midis viteve 2011 dhe 2015 në kryeqytetin grek Athinë janë zhvilluar 27 103 protesta dhe mitingje, tregojnë të dhënat e policisë greke. Për roje gjatë kohës se këtyre demonstratave policia ka përdorur 702 443 nëpunës. Kulmi i shpeshtimit të protestave është shënuar gjatë vitit 2013, kur janë regjistruar 6 231 të tilla. Jo çdo shfaqje e pakënaqësisë  ka qenë e përkrahur prej një numër të madh qytetarësh. Numri i mitingjeve me pjesëmarrjen e më shumë se 1000 vetave gjatë vitit 2012 është vetëm 61, kurse gjatë vitit 2013-72. Disa nga demonstratat kanë qenë të shoqëruara prej shfaqjeve të vandalizmit.

Qe hapur Muzeu i atletikës ballkanike

Atletika ballkanike tanimë ka muze të vet, i cili gjendet në Athinë dhe qe inauguruar personalisht nga Dobromir Karamarinov, president i Asociacionit të federatave atletike ballkanike. Muzeu është i vendosur në afërsi me stadiumin antik olimpik në qendër të kryeqytetit grek. Në të ka shumë fotografi dhe sende nga vet krijimi i organizatës Ballkanike, e cila është forma e parë e organizimit të atletikës në Evropë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD
Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD