Brukseli nuk do të njohë zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni
Një zëdhënës i komisionit Evropian paralajmëroi se ajo nuk do ti njohë zgjedhjet në Maqedoni nga data 5 qershor, sepse nuk kanë plotësuar sikurse dhe minimumin e kushteve për realizimin e votimit. Nga komisioni përsëri apeluan për spastrimin e listave zgjedhore nga “shpirtrat e vdekur”, sigurimin e një pasqyrimi të balancuar nga ana e medieve dhe hetim të kërcënimeve kundra zëdhënësve. Çfarëdo qoftë qeverie, e formuar si rezultat të zgjedhjeve, në të cilat 3 nga partitë më të mëdha nuk marrin pjesë, nuk do të jetë një partner shpresëdhënës të bashkësisë ndërkombëtare, shtoi po kështu zëdhënësi.
Prishtina do të vazhdojë dialogun e vet me Beogradin
Presidenti i Kosovës Hashim Taçi deklaroi se, Prishtina do të vazhdojë dialogun e vet me Beogradin dhe se do të forcojë luftën e vet me korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend. Në një takim me deputetët evropian Taçi shqyrtoi dhe mosnjohjen e Kosovës prej 5 shteteve nga Bashkimi Evropian. Presidenti deklaroi se, Prishtina do tu dorëzoi këtyre 5 shteteve argumente suplementare, që të mund të ndryshojnë pozitën e vet.
Për 4 muaj në Turqi janë të pushuar nga puna 894 gazetar turk
Në një raport të “Fridëm haus” për gjendjen e medieve turke theksohet se, vetëm për 4 muaj-që nga fillimi i këtij viti deri në muajin maj, janë të pushuar nga puna 894 gazetarë turk. Janë të arrestuar 33 veta, ku kundra 13 prej tyre po zhvillohet hetim, kurse 12 tanimë janë të drejtuar përpara gjyqit dhe të akuzuar për “fyerje ndaj presidentit”. 2 gazeta dhe 1 agjenci informative janë të ndaluara, kurse në redaksitë e tyre nuk janë të emëruar “likuidues”për shkak të “lidhjeve të tyre serioze” me aktivistin islamik Fetullah Gjulen, i cili për momentin jeton në Amerikë. Në Turqi janë të ndaluara përgjithësisht 104 904 yeb sajte. Janë regjistruar 200 sulme kundra gazetarëve, përfshi dhe 21 kundra vendeve për qëndrim të medieve.
Mbi 27 mijë shfaqje të protestës ka pasur në Athinë që nga viti 2011 dhe 2015
Në periudhën midis viteve 2011 dhe 2015 në kryeqytetin grek Athinë janë zhvilluar 27 103 protesta dhe mitingje, tregojnë të dhënat e policisë greke. Për roje gjatë kohës se këtyre demonstratave policia ka përdorur 702 443 nëpunës. Kulmi i shpeshtimit të protestave është shënuar gjatë vitit 2013, kur janë regjistruar 6 231 të tilla. Jo çdo shfaqje e pakënaqësisë ka qenë e përkrahur prej një numër të madh qytetarësh. Numri i mitingjeve me pjesëmarrjen e më shumë se 1000 vetave gjatë vitit 2012 është vetëm 61, kurse gjatë vitit 2013-72. Disa nga demonstratat kanë qenë të shoqëruara prej shfaqjeve të vandalizmit.
Qe hapur Muzeu i atletikës ballkanike
Atletika ballkanike tanimë ka muze të vet, i cili gjendet në Athinë dhe qe inauguruar personalisht nga Dobromir Karamarinov, president i Asociacionit të federatave atletike ballkanike. Muzeu është i vendosur në afërsi me stadiumin antik olimpik në qendër të kryeqytetit grek. Në të ka shumë fotografi dhe sende nga vet krijimi i organizatës Ballkanike, e cila është forma e parë e organizimit të atletikës në Evropë.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaBullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..