Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rosen Plevneliev refuzoi kandidaturën për mandat të dytë presidencial

БНР Новини
Foto: BGNES

Pasi Presidenti Rosen Plevneliev shpalli befasisht se për shkaqe personale nuk do të kandidojë për mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale, në hapësirën publike u përhapën pyetje dhe supozime më të ndryshme. Tema koincidon me debatet e rënda rreth shpalljes së Kodit Zgjedhor dhe rrit tensionin në jetën politike.

Rosen Plevneliev u bë President si kandidat i partisë GERB dhe logjikisht një prej pyetjeve pas tërheqjes së tij nga kandidatura për President është për kandidaturën që do të shpallë GERB. Hipoteza se ky mund të jetë kryetari i saj dhe Kryeministër i tanishëm i vendit Bojko Borisov, nuk duket reale. Në fillim të muajit të kaluar vetë Borisov deklaroi se nuk do të kandidojë për President, kurse pas kësaj në një forum kombëtar të partisë ai vuri në dukje se GERB mund të përkrahë kandidaturën e ndonjë fuqie tjetër politike. U përhapën supozime se kjo në fakt përbënte njëfarë propozimi ndaj partnerit të atëhershëm të majtë të koalicionit në pushtet – ndaj partisë ABV. Flitet se madje ka pasur sondazhe në këtë drejtim midis GERB-it dhe ABV-së, por sot ato nuk janë aktuale, sepse ABV-ja u tërhoq nga pushteti dhe tashmë flitet për një kandidaturë të përbashkët të majtë.

Sipas ABV-së kandidaturë e përbashkët e majtë do të thotë kandidaturë të përkrahur edhe nga Partia Socialiste Bullgare. Mirëpo, në Partinë Socialiste Bullgare nuk është harruar tërheqja e ABV-së nga e majta në një moment shumë të vështirë dhe i konsiderojnë apetitet e saj për kandidaturën e përbashkët si dëshirë nga ana e ABV-së për të përfituar nga Partia Socialiste Bullgare, e cila mund të tërheqë qindra mijëra vota. Liderja e re e Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova bëri të ditur se do të propozojë zhvillimin e një ankete të brendshme partiake: si dhe me kë partia të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, duke siguruar se nuk do të lejojë përhapjen e skenarëve politik në dëm të socialistëve. Kështu ideja për kandidaturën e përbashkët të ABV-së gjithashtu nuk duket reale.

Ka mendime që vendimi i Presidentit Plevneliev të refuzojë kandidaturën për mandat të dytë presidencial është lidhur me provën e rrëzuar të Demokratëve për Bullgarinë e Fortë për të mobilizuar në dobi të kandidaturës së tij “të gjitha forcat politike proevropiane në vend”. Sipas GERB-it kjo thirrje është provokacion dhe intrigë. Liderja e Lëvizjes “Bullgaria e qytetarëve” Meglena Kuneva gjithashtu shprehu qëndrimin e saj negativ ndaj kësaj thirrjeje, por vuri në dukje se ende është e mundshme një kandidaturë e përbashkët në Bllokun e Reformatorëve, ose në hapësirën qendër –djathtas.

Mirëpo, nuk janë të tilla qëllimet në mjedisin e formacioneve nacionaliste, të cilat e përkrahin koalicionin në pushtet. Sipas liderit të VMRO-së Krasimir Karakaçanov partia e tij dhe koalicioni në të cilin ajo bën pjesë – Fronti Patriotik, duhet të shpallin kandidat të vet për president.

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e cila gjithmonë ka qenë një faktor i fuqishëm, tani për tani është e matur dhe ndoshta do të marrë vendim për kandidaturën e saj, në se të jetë më vete, ose do të përkrahë një kandidaturë tjetër pas ndryshimeve përfundimtare në Kodin Zgjedhor.

Kështu, pas refuzimit të Presidentit Plevneliev të kandidojë për mandat të dytë tani për tani ka vetëm supozime dhe pritje, kurse pretenduesit potencialë më të fuqishëm refuzojnë të angazhohen me pozita konkrete për kreun e ardhshëm të shtetit. Siç Kryeministri Bojko Borisov vuri në dukje sot në një intervistë televizive, zgjedhjet dhe përkatësisht kandidaturat janë larg dhe mund të pritet sqarim i kësaj gjendjeje në periudhën gusht – shtator.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD