Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja Kombëtare Bullgare përkrahu iniciativën “Dhuro libër vatrës së kulturës në nevojë”

БНР Новини
Foto: vibes.bg

Po mbushen 160 vjet nga krijimi i vatrave të para të kulturës bullgare në qytetet Svishtov, Llom dhe Shumen. Në Bullgari ka mbi 3500 vatra kulture, 2600 prej të cilave e mbajnë të gjallë jetën kulturore në fshatra, pavarësisht nga financat e kufizuara. Në sajë të iniciativës të entuziastëve të rinj nga platforma për lifestyle dhe kulturë Vibes, dy vatra kulture jashtë qyteteve të mëdha do të kenë mundësi të propozojnë tituj të rinj. Në fushatë u përfshi dhe biblioteka e Radios Kombëtare Bullgare, përmes së cilës nëpunës të medies dhuruan mbi 300 libra për një kauzë bamirëse.

Motoja e fushatës është “Dhuro libër vatrës kulture në nevojë”. Për këtë na tregojnë Stanisllava Dobreva dhe Konstantin Simixhijski, themeluesit e Vibesit.

“Akoma kur e krijuam sajtin, donim të kemi rubrikë, e cila t’i përkushtohet bamirësisë – sqaron Stanisllava. – Filluam gjatë muajit shkurt të kërkojmë vatra kulture, me të cilat të lidhemi dhe të organizojmë një fushatë për mbledhjen e librave me rastin e 24 majin – Dita e shkrimit dhe të kulturës sllave. Na duheshin rreth 2 muaj të mund të arrijmë deri tek këto dy vatra kulture. Qëllimi ynë bazë qe që të mos të jenë në qytete të mëdha, sepse na duket se ato marrin një vëmendje më të madhe sesa ato në fshatra. Fare rastësisht përmes të njohurve dhe rrjeteve sociale zbuluam të dyja vatrat. U lidhëm me ta, i pyetëm se prej çfarë librash kanë nevojë dhe kështu e startuam iniciativën.”

Vatrat, të cilat do të pasurojnë fondin e vet të bibliotekave, në sajë të iniciativës janë të drejtuara përpara problemeve të ngjashme – botime të vjetërsuara moralisht ose fizikisht, si dhe mungesë të një letërsie të detyrueshme shkollore. Njëra – vatra “Hristo Botev viti 1928” gjendet në fshatin Stoletovo në Bullgarinë Jugore, në afërsi të qytetit Karllovo. Qendra kulturore e fshatit disponon me një biblioteke me afro 7000 vëllime të letërsisë dhe botime periodike për grupe të ndryshme të moshave. Vatra tjetër “Samoobrazovanie” ndodhet në fshatin e rrethin të Vracës – Sellanovci dhe është me një histori 120 vjeçare.

“Në këto fshatra, por dhe në të gjithë Bullgarinë ka një problem të madh, i cili e kalon sferën e kulturës – thotë Konstantin nga  Vibes. – Problemet e njerëzve nga vendbanimet e vogla janë më tepër ekonomike dhe politike. Por mbase nuk iu mbetet mjaft kohë dhe forca që të mendojnë për kulturë, gjë e cila është shqetësuese. Që të gjithë e dimë se kur kultura neglizhohet, situata është pesimiste. Ky është shkaku që të kërkojmë të ndihmojmë pikërisht në këtë fushë, t’u japim një impuls njerëzve aty. Në qoftë se edhe një numër i pakët lexuesish mund të arrijnë deri tek këto libra, për ne kjo do të jetë sukses.”

“Në vendbanimet e vogla, vetë vatrat e kulturës lidhen me vështirësi me dhurues, kurse kjo fare nuk është problemi i vetëm – shton Stanisllava. – Vetë librat janë të vështira për t’u blerë. Në qoftë se në Sofje jemi mësuar të kemi librari të shumta, tregtarë rruge, nga të cilët mund të blejmë libra me një çmim më të ulët, njerëzit në fshat nuk e kanë këtë mundësi. Ata nuk kanë prani deri tek krijimet e reja letrare, të cilat fare nuk janë të lira, por kur të shtohet dhe sjellja, bëhet edhe më vështirë.”

Kjo është iniciativa e parë e ngjashme për platformën Vibes. Krijuesit e saj shpresojnë të mund të pasojnë edhe akoma shumë të tjera ku të mund t’i ndahet vëmendja krahinës veriperëndimore dhe krahinave të tjera në vend.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD