Lili Drumeva është figurë e njohur në skenën artistike jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë dhe SHBA. Fillimi i rrugës së saj në muzikën country është para njëzet vjetëve. Shumica e adhuruesve të muzikës e njohin si këngëtare, autore të teksteve dhe krijuese të grupit bluegrass “Lilly of the West”, kjo ishte në vitin 1996. Brenda kësaj kohe ajo incizoi 9 albume. Me formacionin e saj këngëtarja ka shumë shfaqje në koncerte dhe festivale, bën turne evropiane. Siç dihet atdheu i muzikës country janë SHBA, prandaj Lili Drumeva ka pasur dhe më shumë angazhime muzikore gjatë viteve aty. Në “vendin e mundësive të pakufizuara” ajo ka specializuar muzikë country dhe bluegrass.
“Albumi është i ndryshëm për nga stili në krahasim me albumet e mëparshme – ndan Lili Drumeva. Deri tani kemi shkruar para së gjithësh country dhe bluegrass, ndërsa në “Strong Machine” bëmë një kthesë tek muzika pop. Kjo u bë rastësisht, pas takimit tim me Stamen Janevin dhe Nikollaj Peevin, të njohur nga grupi “Akustika”. Një ditë Niki erdhi tek unë dhe tha se ka shkruar një këngë posaçërisht për mua me emrin “Diku mbrapa” dhe ajo u bë e para, që incizuam për albumin. Pranë saj vendosëm të bëjmë akoma disa këngë në stilin pop akustik. Filluam punë të përbashkët, ndërsa Stameni i bëri aranzhimet. Dy vjet kam punuar mbi këtë projekt, në të ndihet ndikimi i dy muzikantëve që janë mjeshtër në gjininë e muzikës pop. Mendoj, se doli një koleksion shumë i mirë me dhjetë këngë të autorit. Me tekste të veta mori pjesë dhe Desi Sofranova. Ka një këngë, e cila është me muzikë të një shoqe time nga Londra – Hannah Elton-Wall. Teksti është i poetit me kitarë Grisha Trifonov, i cili për fat të keq vitin e kaluar u nda nga jeta. Kënga titullohet “Nisu sot”.
Gjatë pranverës “Lilly of the West” mbajti disa koncerte në Sofje dhe Varna. Programi aktiv muzikor vazhdon dhe gjatë verës me shfaqje në skena të ndryshme të hapura në kryeqytet.
“Në fillim të gushtit do të nisemi për në Francë dhe aty do të interpretojmë për herë të tretë në një festival të madh bluegrass, i cili zhvillohet prej 10 vjetësh – tregon Lili Drumeva. – Në fillim të shtatorit do të shkoj në Lubljanë me ftesë të këngëtares Ditka – ylli i skenës sllovene. Ajo më ftoi të marr pjesë në koncertin e saj më 11 shtator në lidhje me promovimin e albumit të saj të ri. Ideja është që unë të interpretoj këngë me një vargje në sllovenisht, ndërsa ajo të këndojë të njëjtën këngë me një vargje bullgarisht. Kjo pjesëmarrje me gëzon shumë, sepse deri tani nuk kam pasur koncert në këtë vend. Më 1 tetor me grupin do të bëjmë një koncert të madh në Sofje me lidhje me 20 vjetorin e krijimit të “Lilly of the West”. Do të organizojmë festë për të gjithë – për miqtë tanë dhe për të gjithë qe kanë pasur pjesëmarrje në grupin tonë gjatë viteve. Do të interpretojmë këngë të zgjedhur nga repertori ynë i madh.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..