Më 31 maj në Pallatin Kombëtar të Kulturës, si pjesë e programit të Javëve Muzikore të Sofjes, publiku bullgar do të ketë mundësi të dëgjojë vepra të kompozitorëve Bah, Mozart dhe Mendellson në ekzekutim të kuartetit me tela “Kamerata Orfika” të Universitetit të Ri Bullgar. Dirigjent dhe solist është flautisti francez Filip Bernolld. Bashkë me të në skenë do të dalin maestro Mario Hosen – violinë dhe Adrian Jotiker – piano.
“Gëzohem se para publikut bullgar do të prezantojmë një program interesant – tregon profesori Hosen. – Koncerti është nga Cikli “Solistë – interpretues”, një program i përbashkët i Universitetit të Ri Bullgar dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Prezantojmë një kaleidoskop muzikor që nga Bahu, përmes klasikes së Mozartit deri te romantika e Mendellsonit. Miku ynë profesor Filip Bernolld është një nga figurat kryesore në shkollën franceze të flautit. Ai jo vetëm që jep shumë koncerte në të gjitha vendet e botës por realizon një veprimtari të pasur pedagogjike. Më sjell kënaqësi mundësia që bashkë me maestron Adrian Jotiker të ekzekutojmë koncertin e Mendellsonit, të cilin e incizuam para disa vitesh me kuartetin me tela “Kamerata Orfika” për kompaninë muzikore zvicerane “Doron”. Ai është një nga pianistët më të mëdhenj botëror, profesor në Akademinë e Lartë në Bazel dhe në Universitetin e Muzikës në Mënik.”
Për muzikantët, të cilët e përhapin emrin e Bullgarisë anë e mbanë botës profesori Hosen thekson: “Mendoj, se në Bullgari ka njerëz me shpirtra prej rilindësve. Dhe atë, që ka ndodhur në shekullin XIX, mund të përtëritet në fillim të shekullit XXI. Ka njerëz, të cilët e kanë të qartë vendin e artit në jetën njerëzore dhe që këtu edhe kontributin e Bullgarisë në këtë thesar. Jam i bindur se edhe në të ardhmen do të ketë njerëz të cilët do të zhvillojnë kulturën tonë, sepse nëpërmjet saj dhe iluminizmit, ne krijojmë pamjen e Bullgarisë. Mirëpo, vitet e fundit për shkak të mungesës së politikës në fushën e kulturës, shumë bullgarë të talentuar kërkojnë kësmetin jashtë shtetit. Më duket se 25 vitet e fundit sikur u zhdukën themelet e hedhura nga shkolla e vjetër bullgare e cila funksiononte shumë mirë dhe krijonte një plejadë prej muzikantëve të mrekullueshëm. Disa prej tyre mbetën këtu ndërsa të tjerë bënë një karrierë jashtë shtetit dhe kështu e ngritën renomenë e Bullgarisë si një shtet me tradita të mira muzikore. Një nga kauzat e mia është të kthehem në mëmëdhe dhe të ndihmojë për rimëkëmbjen e shkollës bullgare të violinës. Personalisht unë këtu kam studentë të talentuar dhe të motivuar, të cilët fitojnë konkurse jashtë shtetit. Përpiqemi që studentë dhe pedagogë të punojmë në një simbiozë që të realizojmë një kauzë të bukur dhe romantike – rimëkëmbjen e shkollës së violinës në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në..