Ata luajnë futboll sepse kjo u sjellë gëzim. Ata janë të rinj dhe të vendosur që mund të arrijnë ëndrrat e tyre. Ata janë “skuadra e shpresës” – një skuadër futbolli për të rinj në një gjendje të pa favorizuar. Shpesh njerëzit thonë se secili meriton një shans të dytë. I të njëjtit mendim është dhe Viktor Kirkov, drejtor ekzekutiv i “Sports Menixhment Bullgaria”. Gjatë muajit shtator 2011 ai krijon “Skuadrën bullgare të shpresës”. Qëllimi i tij është që përmes sportit të mund të inkurajojë integrimin social të njerëzve, të cilët janë të braktisur ose të neglizhuar nga shoqëria, për shembull të rinj nga institucionet dhe nga mëhallët e romëve. Kjo është dhe skuadra e parë bullgare e cila merr pjesë në Kampionatin botëror të futbollit për njerëz të pastrehë pranë fondacionit Homeless World Cup. Ai organizon një kampionat botëror për njerëz pa strehë çdo vit, gjë e cila ndihmon që një përqindje e madhe prej tyre të ndryshojnë jetën e vet në një drejtim pozitiv.
Më shumë hollësi rreth temës sjell menaxheri i “Skuadrës të shpresës” Viktor Kirkov: “Gjithmonë i kemi zgjedhur të rinjtë në bazë të cilësive të tyre thjesht njerëzore dhe në bazë të cilësive të tyre futbolliste, por këto të dytat gjithmonë kanë qenë në vend ty dytë. Projekti ynë është para së gjithësh social. Asnjë nuk e kam gënjyer se do të bëhet një futbollist i madh. Është e pakuptimshme që njerëz në moshën 25-30 vjeçare t’i përfshijmë në futbollin profesional. Ka djem të cilët në këtë moment luajnë në skuadrat e rinisë në nivelin e grupit B. Puna me ne dhe stërvitjet do t’u ndihmojnë të formojnë cilësi të vlefshme, të cilat t’i përdorin për realizimin e vet në jetë – disiplinë, organizim, përgjegjësi, punë në ekip. Udhëtimi jashtë shtetit për Homeless World Cup iu ndihmon të besojnë në vetvete. Ata prezantojnë vendin e vet aty. I mësojmë se kur punon me këmbëngulje do të ketë edhe rezultate. Kur dalin jashtë shtetit, këta djem, një pjesë prej të cilëve nuk kanë dalë bile jashtë mëhallëve të veta, shikojnë se nuk është e paarritshme. Ata kanë frikë, sepse ndokush u ka mbushur mendjen se janë të ndryshëm, njerëz të kategorisë së dytë, ose kanë frikë se do t’i rrahin. Ne nuk mund të ikim nga ky problem në shoqëri. Nuk ka sesi t’i integrojmë këta njerëz, në qoftë se shoqëria nuk hapet për ta. Duhet të punojmë së bashku, që të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.”
Që nga viti 2012 e këtej skuadra bullgare shënon arritje shumë të mira në Kampionatin botëror për njerëz pa strehë, në sajë të stërvitjeve të shumta dhe të motivacionit të djemve.
“Qëllimi ynë është që ata të besojnë përsëri në vetvete, të mund të integrohen dhe të bëhen qytetarë të plotë vlefshëm. Që të mund t’u ndihmohet këtyre njerëzve, më e rëndësishmja është që ata të kërkojnë t’i ndihmojnë vetes – komenton trajneri i të rinjve Mlladen Hristov. – Ne krijojmë premisa që kjo të rastisë, kurse ata prej tyre, të cilët kanë dëshirë, deri në këtë moment afro 95% nga ata të cilët kanë kaluar përmes projektit patën sukses. Tani ata punojnë, mësojnë, disa prej tyre kanë fëmijë, zhvillohen. Emocioni është shumë i madh, kur shikoj buzëqeshjen e këtyre njerëzve dhe sesi ata kanë ndryshuar jetën e vet.”
Kurse një nga lojtarët më të shpejtë në skuadër Vasill Kozarev tregon: “Në shkollën tonë (Internati në qytetin Rakitovo) organizuam skuadër me akoma tetë djem, por më zgjodhën vetëm mua për “Skuadrën e shpresës”. U kam bërë përshtypje se luaj shumë mirë. Tani kuptohemi mirë. Kur trajneri ynë thotë diçka – ne e kryejmë. Që këtu e tutje unë dua të ndryshohem. Nuk dua më të jem djali që isha – për një cigare me marijuanë t’i rrah njerëzit, kjo nuk është mënyra. Ëndrra ime është të jem një profesionist në futboll.”
Menaxheri i skuadrës Viktor Kirkov tregoi po kështu se, puna e tij me djemtë fare nuk është e vështirë dhe i sjell një dashuri të madhe. I pranon lojtarët si fëmijët e vet dhe mban lidhje me ta dhe pasi ata nisin rrugën e vet. Mendon se, të rinjtë në një pozitë të pabarabartë nuk duhet të mbështeten tek keqardhja për ta, por duhet të mobilizohen dhe të realizojnë qëllimet e veta me shumë punë.
“Unë jam i bindur se, sprovat më të shumta e formojnë njeriun. Këtë ua thashë dhe djemve në Rakitovo. U mundova të thyej përfytyrimin e tyre për ata vetë. U thash, se që të gjithë i bindin se janë të këqij dhe bëjnë gjëra të këqija, por kjo nuk është kështu. Duhet të dalin nga ky stereotip, i cili është i ndërtuar nga shoqëria, dhe të ndryshojnë jetën e vet” – komenton Kirkov.
Pavarësisht nga arritjet marramendëse deri në këtë moment, misioni “Skuadra e shpresës” nuk ndalon deri këtu. Një nga projektet e reja të Viktor Kirkovit është “të infektojë” me emocione pozitive dhe njerëzit, të privuar nga liria duke u dhënë mundësi të stërviten në strijt futboll dhe të gjejnë rrugën më të mirë, duke u mbështetur tek sporti.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Lluiza Llazarova dhe arkiv personal
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..