Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gara e re malore Hut Hop Race në Vitosha

Vitosha është zona e mbrojtur më e vizituar në Bullgari
Foto: BGNES

Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov  -Dizela, Dimitër Zheljazkov dhe shtëpia malore “Septemvri”, ku është edhe fillimi/mbarimi i garës sportive.

Pjesëmarrësit ndahen në ekipe me dy - "burra", "gra" ose "skuadra të përziera" (që konkurrojnë në kategorinë "burra"), në dy kategori - vrapues dhe turistë. Ata do të marrin një hartë të zonës me të gjitha shtëpizat malore të shënuara. Qëllimi i çdo ekipi është të mbledhë numrin maksimal të pikëve, duke vizituar numrin maksimal të shtëpive malore përgjatë një rruge të zgjedhur lirisht.

Foto: BGNES, Facebook /huthoprace


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nikolla Collov

Për të dytin herë Nikolla Collov fitoi pozitën e parë në nisje në Formula 3

Nikolla Collov për herë të dytë në karrierën e tij arriti “pole position”-in në Formula 3, pasi triumfoi në kualifikimet në pistën “Red Bull Ring” në Austri. Ai do të niset nga vija e parë në garën e së dielës, njofton BNR “Horizont”. Piloti bullgar..

botuar më 25-06-27 7.13.MD

Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Notit

Në qytetin sllovak Šamorin, Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian të Notit për meshkuj dhe femra nën 23 vjeç. Bullgari përfundoi me rezultat 1:46.48 minuta, duke përmirësuar me 2 të qindtat arritjen..

botuar më 25-06-27 9.31.PD

Fillon regata ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race

Ballçik po pret regatën ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race nga kalendari i European Match Race Tour (EMRT), raportoi BTA. Gara midis valëve të Detit të Zi do të mbahet nga 26 deri më 29 qershor. Do të garojnë ekipe nga Bullgaria, Polonia,..

botuar më 25-06-26 5.10.PD