Ballçik po pret regatën ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race nga kalendari i European Match Race Tour (EMRT), raportoi BTA. Gara midis valëve të Detit të Zi do të mbahet nga 26 deri më 29 qershor. Do të garojnë ekipe nga Bullgaria, Polonia, Zvicra, Spanja, Greqia. Gara e ndeshjes është një format në të cilin ekipet garojnë në anije të njëjta, të cilat u japin atyre kushte teknikisht të barabarta për të përdorur taktikat dhe aftësitë e tyre.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: ultramarine.bg
Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i Bullgarisë fitoi gjithsej gjashtë medalje – katër të arta dhe dy të bronzta. Gjimnastet tona u shpallën..
Hristo Cvetkov e fitoi për të pestën herë radhazi garën "Rrethi i Vitoshës", duke përmirësuar rekordin e vet personal. Ai përfundoi itinerarin 100-kilometërsh për 6:56:40 orë, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm me plot 42 minuta, njoftoi BTA...
Edhe këtë vit më 21 qershor bota do të ketë rast të bashkohet dhe të qetësohet. Mund ta gjejmë këtë te Dita Ndërkombëtare e Yogës – mësimdhënia e lashtë praktike, e cila bashkon unitetin e trupit, mendjes dhe shpirtit. E shpallur zyrtarisht për..