Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kubrat Pulev: Ndeshja ime e ardhshme do të jetë për mbrojtje të titullit evropian

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Për herë të tetë të radhës boksieri i madh bullgar  Kubrat Pulev u zgjodh Sportist numër 1 për muajin në anketën mes gazetarëve sportivë. Kjo rastisi pasi gjatë majit sportisti i dashur i bullgarëve arriti fitoren e vet të 23 në ringun profesional. Atëherë në ndeshjen sportive në Hamburg kundër Derek Çisorës nga Britania e Madhe ai e riktheu titullin e vet evropian. Humbje e tij e vetme në ring deri tani është nga ish kampioni botëror Vlladimir Kliçko gjatë vitit 2014. Aktualisht Kubrati është i treti në ranglistën botërore të boksierëve nga kategoria e rëndë në Këshillin Botëror të Boksit dhe i dyti në ranglistën e Federatës Botërore të Boksit.

Sa i përket së resë të cilën mund të presim rreth tij, Pulev tha: “Po zhvillojmë bisedime me polakun Mariush Vah, i cili ka një dëshirë të madhe të ndeshet me mua. Mendoj se, një ndeshje të tillë mbase do të ketë dhe është mjaft e mundshme që kjo të rastis aty nga fundi i vitit.”

Sipas Pulevit është i madh shansi që ndeshja të zhvillohet në sallën e Sofjes “Arena Armeec”, por kjo do të sqarohet me siguri, pasi të saktësohen në mënyrë kategorike kundërshtari dhe data. Sa i përket takimit të ardhshëm të tij, ai deklaroi: “Mendoj se do të jetë për mbrojtje të titullit evropian, sepse unë jam i detyruar ta mbroj në afate të caktuara. Por takimi mund të jetë si për mbrojtje të titullit evropian dhe për ndonjë brez tjetër, por jo për titull botëror, me qenë se për të duhet të jem një pretendent zyrtar. Kështu ndodhën gjërat, që në këtë etapë, akoma nuk jam i tillë. Duhet në fillim të ketë një ndeshje eliminuese dhe atëherë të bëhem një pretendent zyrtar. Në Këshillin Botëror të Boksit jam i treti dhe mendoj se ky është një titull i mirë, i cili mund të sulmohet. Tani lëvizën gjërat dhe sa i përket ndeshjes Aleksandër Povetkin – Diontej Uajlldër në versionin e Këshillit Botëror të Boksit. Rreth Povetkinit u zhvillua një skandal dhe ndeshja u anulua. Kështu që do të shikojmë sesi do të zhvillohen gjërat.”

Sa i përket gjendjes aktuale të boksit bullgar dhe rezultateve të deritanishme nga kualifikimi olimpik në Baku nga data 16 deri më 25 qershor, Kubrat Pulev shprehu mendimin se që të mund të jetë i suksesshëm boksi bullgar, është i nevojshëm një qëndrim i ri krejtësisht i ndryshëm:

“Vetë fondamenti i boksit duhet të ndërtohet, dhe jo të punohet për një, dy ditë. Tani shpresojmë të marrin dhe kuota dhe medalje. Por pas olimpiadës duhet të mendohet për të gjithë ciklin olimpik, por jo për vitin, vetëm për kampionatin evropian, për ndryshe nuk do të ketë një përparim. Do të ketë ndonjë farë fitore të rastit ose një kësmet të plotë, që të mund të merret ndonjë medalje. Kurse kur ka një koncept të plotë, mendoj se gjërat mund të ecin dhe të priten medalje në olimpiadën e ardhshme.”

Përpara disa javëve Asociacioni Ndërkombëtar për Boks Amator afirmoi me një vendim të vet të drejtën e boksierëve profesionalë të marrin pjesë në olimpiada, përfshi dhe në atë të ardhshme në Rio. Vendimin Pulev e komenton kështu: “Unë jam “pro”, sepse kjo është një mundësi për profesionalistët të luajnë tek amatorët, si dhe anasjelltas. Mendoj se në këtë nuk ka asgjë të keqe. Kjo është si një bashkim i boksit si tërësi, pavarësisht se do të realizohet shumë vështirë, sepse që të dyja llojet e boksit janë shumë të ndryshme dhe janë si sporte të ndryshme. Por unë nuk mund të gënjej, sepse tani ka mosmarrëveshje midis boksit profesional dhe atij amator” – tha Pulev, duke vënë në dukje vendimin e fundit të Këshillit Botëror të Boksit dhe të Federatës Botërore të Boksit të sinkronizojnë profesionalistët të cilët të paraqiten në olimpiadë.

Në fund të vitit të kaluar Kubrat dhe vëllai tij Tervell, një mbajtës i medaljes së bronztë nga Lojërat olimpike në Londër gjatë vitit 2012, hapën Aakademinë e boksit për të rinj dhe të moshuar, duke i zgjatur dorën talenteve të rinj nga familjet e varfra. Kampioni evropian mes profesionalistëve përgjithësoi se, akademia po zhvillohet me sukses dhe gjithnjë e më shumë po rimendohet ideja për hapjen e një salle të dytë:

“Ka me të vërtetë djem të talentuar, luftëtarë siç qemë ne si të vegjël – tha boksieri bullgar me nofkën Kobra. – Ata nuk janë shumë, por talentet duken dhe ngulmohet mbi ta. Ka djem me karakter. Kurse për boksin në vend të parë duhet pasur një karakter të fortë. Ne bëjmë të domosdoshmen, që të mund të punohet me ta, që të kenë një motivacion në çdo një etapë nga zhvillimi i vet, që të mos të heqin dorë dhe të mos të de motivohen dhe të mos të mendojnë për gjëra të tjera. Thjesht të stërviten dhe të synojnë drejt sukseseve, drejt fitoreve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov nuk do të luajë me Gjokoviqin

Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..

botuar më 24-10-09 3.48.MD

Maratonistë vrapojnë përgjatë rrugës Kom-Emine në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara

Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..

botuar më 24-10-09 6.10.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov arriti në raundin e katërt të turneut të tenisit në Shangai

Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..

botuar më 24-10-08 1.39.MD