Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Pasi fitoi titullin evropian në Hamburg, “Kobrata” mund të ketë një duel në Sofje

Boksieri bullgar Kubrat Pulev
Снимка: EPA/BGNES

Në një përballje për titullin evropian të kategorisë së rënde që u zhvillua në “Barclaycard Arena” të Hamburgut, boksieri bullgar Kubrat Pulev (“Kobrata”) fitoi për nga pikat britanikun Dereck Chisora. Ndeshja ishte eliminuese për kupën botërore të versionit IBF. Në të njëjtën sallë gjatë nëntorit të vitit 2014 Kubrat Pulev humbi me nokaut nga Vlladimir Kliçko. Mirëpo këtë herë kundër britanikun, me përjashtim të disa momenteve të mira për Chisora, ai  kishte epërsi dhe e fitoi titullin në mënyrë bindëse. Kubrat tashmë ka në aktivin e vet 23 fitore (12 me nokaut) dhe një humbje, derisa Chisora – 25 fitore (17 me nokaut) dhe 6 humbje. Pas ndeshjes bullgari komentoi se është përgatitur mirë dhe mund të arrijë akoma më shumë. Në lidhje me një duel eventual në Bulgari Pulev tha se brenda këtij viti mund të ketë një përballje në Sofje.  

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна