Në lidhje me përvjetorin e saj të 80-të “Radio Bullgaria” ju ofron që çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen në datën 15 të çdo muaji.
Propozimi Nr 1 është për këngëtaren e njohur të Dobruxhës të brezit më të ri – Ivelina Dimova. Bahskë me Petër Millanovin – kitarë, ata interpretojnë në mënyrë moderne këngën e njohur “O Tudoro” nga albumi i Ivelinës “Zëri i Dobruxhës” nga viti 2015.
Nr 2 – Kënga “Kuajt e xhaxhait” në interpretim të Grupit Folklorik të Femrave – lagja Buhovo, rrethi i Sofjes është një vepër klasike në stilin e muzikës autentike popullore. Incizimi është nga Tubimi Kombëtar Koprivshtica – 1986.
Nr 3 – “Në vathë”. Interpretimi është i fyelltarit të Stranxhës Stojan Veliçkov (1930 – 2008) dhe i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Kosta Kolev nga viti 1971.
Këtë herë dy këngë e kryesuan klasifikimin për këngë të dashur për fëmijë: “Ëndrra verore” dhe “Pikëpamja”.
Me short u zgjodhën tre dëgjues, të cilët do të marrin dhuratë – CD e fundit me prodhimin muzikor të BNR: Andreas Muecklich, Andreas Fessler (Gjermania) и Radhakrishna Pillai (India).
Ata do të marrin diskun “Fëmijët këndojnë për fëmijët” në interpretim të grupit “Radio-deca”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para..