Minço Minçev është një violinist i madh dhe pedagog i shquar. Është specializant i prof. Ifra Nijman. Ka fituar tri çmime të para të “Karl Flesh” në Londër, është laureat i një sërë konkursesh të autoritetshme ndërkombëtare. U bie violinave “Guarneri” dhe “Stradivari – baron Vitgenshtajn” – vepër e mjeshtrit të madh italian gjatë vitit 1716. Që nga viti 1990 është profesor në “Folkvang Hohshule” në Esen të Gjermanisë. Ka pasur shfaqje muzikore në “Karnegi Hol” – Nju Jork, në “Qendrën Kenedi” – Uashington, në “Bolshoj Teatër” dhe në sallën “Çajkovski” në Moskë, në "Festival Hol" dhe “Rojal Albert Hol” në Londër etj.
Le të rikujtojmë se Emill Çakërov ka qenë asistent dhe bashkëpunëtor i Herbert fon Karajan në vazhdim të shumë viteve. Ka qenë dirigjent në Filarmoninë e Berlinit, në Orkestrën Simfonike të Bostonit, në Filarmoninë e Izraelit, në Orkestrën Kombëtare të Francës, në Orkestrën Simfonike të Londrës, në Orkestrën e Los Anxhelosit etj. Në vitin 1986 ai themeloi “Festivalin e Vitit të Ri” në Sofje, i cili zhvillohet edhe sot e kësaj dite. Ka qenë udhëheqës i Orkestrës së Festivalit të Sofjes, e cila gjithashtu u themelua me ide të tij. Çakërov ishte i njohur edhe si dirigjent operistik. “Kovënt Gardën”, Londra, “Metropolitën”, Nju Jork, “Shkalla e Milanos” janë vetëm disa prej teatrove të mëdhenj operistikë, ku ai ka qenë dirigjent i veprave të mëdha klasike. Emill Çakërov u nda nga jeta në moshën 43 vjeçe në vitin 1991.
Prof. Minço Minçev na tregoi për koncertin e të atit dhe birit Minçevi, kushtuar dirigjentit të njohur, si edhe për koncerte të tjera të përfshira në programin e “Verës së Varnës”:
“Isha i lumtur se bashkë me birin tim ia kushtuam këtë koncert Emilit, i cili u nda nga jeta para 25 vitesh. Ai ishte një muzikant shumë i talentuar dhe special. Ishim së bashku në Shkollën Muzikore. Ishim miq, kishte besim të madh midis nesh. Programi i interpretuar nga unë dhe biri im për nder të Emilit ishte për dy violina dhe një violinë dhe violë. Salla e Universitetit të Ekonomisë në Vinica – Varna, të cilën e përdorëm për disa prej koncerteve të “Verës së Varnës”, është e mrekullueshme. Rektori i Universitetit Prof. Iliev është një njeri i përgjegjshëm për këto lloje koncertesh dhe bashkëpunon me ne.”
“Kuarteti gjerman “Orfeus” mbajti një koncert të shkëlqyeshëm – vazhdon prof. Minçev. Shumë i bukur ishte koncerti kushtuar përvjetorit të Jehudi Menuhinit. Desha të shënoj edhe recitalin e Georgi Vasilevit – kitarë klasike. Festivali “Vera e Varnës” është një festë e vërtetë, e cila prezanton aspekte të ndryshme të artit muzikor.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..