Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Fjetjen e Hyjlindëses Mari, manastirin Dragalevski dhe fenë

БНР Новини
Foto: Darina Grigorova

Festa Fjetja e Hyjlindlëses Mari, e cila shënohet nga kisha më 15 gusht (28 gusht sipas stilit të vjetër) konsiderohet si festa më e madhe ortodokse, kushtuar asaj. Çdo vit kishat dhe manastiret në Bullgari që mbajnë emirin e Nënës së Zotit, mbushen me besimtarë, me të rinj dhe të moshuar, me të sëmurë dhe të vuajtur, që vijnë me shpresën për mbështetje dhe mjekim. Njeri prej këtyre vendeve është Manastiri “Hjylindësja e Tërëshenjtë Vitoshka”. Ai gjendet nja 9 kilometra larg Sofjes, mbi lagjen Dragalevski dhe ka qene Kryemanastir i Malit të lavdishëm të Shenjtë të Sofjes. Dikur qendër e shkollës letrare gjatë shekujve XVI-XVII dhe qendër e rëndësishme e lëvizjes nacionalçlirimtare e bullgarëve në shekullin e XIX, sot manastiri vazhdon të tërheq besimtarë, adhurues të historisë dhe turistë të zakonshëm.

Ditët e javës aty zotëron qetësia. Një murgeshë e re shet qirinj në kishën pranë manastirit. Një grup fëmijësh nga një shkollë verore hyjnë disi të ndrojtur në tempull, ndërsa murgesha me buzëqeshje i fton djemtë t’i heqin kapelat e tyre. Kur dalin nga kisha i pyes cila është nëna e Zotit?

“Hyjlindësja është nëna e Jizu Krishtit” – përgjigjet shtatëvjeçarja Joanna.

A dinë diçka për vendin ku gjenden?

“Me gjithë se jam këtu për herë të parë, më pëlqen dhe gëzohem shumë –përgjigjet Ema me buzëqeshje, “Vendi është shumë i bukur” – shton Daniel. “Ky është vendi, ku mund të ndezësh qiri. Unë gjithmonë uroj për familjen time që të jemi të shëndetshëm”, përgjigjet Mihailla.

Снимка

“Janë të vegjël. Disa prej tyre janë në 7-8 vjeç, por dinë shumë”, na shpjegoi udhëheqësi i tyre Nikollaj Asenov. Sot qëllimi i vizitës sonë është të njohim fëmijët me fenë e krishtere. Do të bëjmë një shëtitje në manastir, do t’ju tregojmë për të dhe shpresojë se në fund të ditës do të dinë më shumë. Bile mund të ndajnë me shokët e tyre përjetimet e veta.”

“Mendoj, se është me rëndësi t’i kushtohet vëmendje dhe botës shpirtërore. Prej dhjetë vjetësh jam udhëheqës i grupeve dhe me bën përshtypje, se brezat e sotme nuk ushqejnë respekt, nuk besojnë në asgjë. Ndërsa këto çështje duhet të shqyrtohen jo vetëm në shkollë, por edhe në familje.”

Vendosëm të bisedojmë edhe me arkimandritin Aleksej, i cili mban meshat kishtare gjatë javës në Manastirin Dragalevski, për festën e madhe të krishtere, për njerëzit, që vijnë për mrekullitë e Nënës së Zotit.

“Ajo është e para që drejton lutje për ne para Zotit. Shpresojmë, se pikërisht ajo do të na mbrojë. Ajo si nënë, si njeri, si grua di dhimbjet tona dhe gjithmonë është e gatshme të ndihmojë. Prandaj edhe ne shënojmë fjetjen e saj në mënyrë solemne, njerëzit organizojnë tubime për nder të saj. Shumë njerëz vijnë herët në mëngjes për kungim. Ata janë besimtarë, të cilët me gëzim kanë mbajtur kreshmë dhe vijnë për pastruar shpirtin e tyre nga mëkatet. Nga herë vijnë familje të tëra.”

Снимка

E pyes veten ku është feja jonë ortodokse? Ajo e cila në ka ruajtur si bullgarë, e cila ka ruajtur me zell traditat dhe gjuhën tonë, historinë e lavdishme të stërgjyshërve tanë. Dikur vatra të shpirtit bullgar, kala të pamposhtura të besimit, sot manastiret tona ruajnë me heshtje të kaluarën tonë shpirtërore ne kufirin me të tanishmen materiale.

“Bullgari nuk e ka humbur fenë – thotë arkimandriti Aleksej. – Njerëzit ishin të mbyllur në vetveten, por fenë nuk e kanë humbur. Le të mos harrojmë, se edukimi është shumë i rëndësishëm, ai është në duart e familjes, jo të shkollës. Shkolla mëson, familja edukon. Siç jemi së prindër të tillë do të jenë dhe fëmijët tanë. Sa më shumë prindër të mençur të kemi, aq të mençur do të jenë dhe fëmijët tanë.”

Feja ekziston, e fshehur thellë në shpirtrat tona. E përçarë midis kanonit dhe jetës laike, duke kërkuar të vërtetën jashtë besëtytnive dhe dogmave, ajo me druajtje hyn në tempull për të kërkuar besim dhe shpëtim.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Darina Grigorova dhe asport-bg.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD