Të shëtitësh në Sofje i veshur bukur me rroba të dorës së dytë nuk është një dukuri e rrallë. Madje në bulevardin “Vitoshka” mund të dëgjosh se si vajza të bukura lavdërohen se rroba e tyre më e re kushton 5 leva (2,5 euro). Dyqanet për veshjet e dorës së dytë bëhen gjithnjë e më shumë. Gjatë pushimeve të drekës atje është plotë klientë të entuziazmuar, të cilët rrallë largohen pa blerë diçka. Biznesi gëzon një interes kaq të madh se në qendër të kryeqytetit tashmë ka dyqane të specializuara, ku shiten për shembull vetëm rroba sportive. Në fakt këto dyqane në rrugicat e ngushta të Sofjes ngjajnë me dyqanet më luksoze. Çdo një prej tyre është mobiluar me shije të madhe, kurse shitëset punojnë me dashuri të madhe. Duke hyrë në një dyqan të tillë shpeshherë nuk mund të kuptosh menjëherë se atje ofrohen veshje të dorës së dytë, kurse prejardhja e mallrave nuk i shqetëson aspak klientët. Nuk janë pak aktoret, apo drejtueset e programeve televizive, të cilat i blejnë veshjet e tyre pikërisht nga dyqanet e vogla rreth kishës “Shtatë Shenjtorët”:
“Çdonjëri dëshiron të jetë origjinal dhe pikërisht kjo i dallon këto dyqane nga të tjerat – thotë Toni Millusheva, e cila sapo kishte blerë pantallona të reja. – Njerëzit i blejnë këto mallra me ndjenjën e këndshme se do të jenë të vetmit me këto rroba, pavarësisht se mund të blejnë diçka të dorës së parë. Kjo është konkurrenca!”
Dyqanet për rroba të dorës së dytë kanë edhe shumë klientë meshkuj. Ivajllo Karaxhov për shembull gëzohet gjithmonë kur sendet kanë një shans të dytë. “Kjo u përket jo vetëm rrobave – për shembull biçikleta ime është e dorës së dytë” – thotë i riu duke hyrë në një dyqan për veshje sportive të dorës së dytë.
“Po të zbulosh një dyqan të tillë, mund të gjesh atje mallra të shkëlqyeshme, të cilat kanë ardhur nga kënde të ndryshme – vazhdon Ivajllo. – Për mendimin tim, madje pjesa dërmuese e veshjeve këtu nuk janë të dorës së dytë. Shumica e dyqaneve moderne nuk ofrojnë një shumëllojshmëri kaq të madhe.”
Të jesh i ndryshëm – ky qëllim që nga koha e socializmit, kur çdonjëri donte të dallohej nga konfeksioni i mërzitshëm, ekziston edhe tani ndër klientët më të moshuar, kurse ata të rinj blejnë mallra nga këto dyqane për shkaqe praktike. Radka Taneva, për shembull, është një nënë e re, e cila mendon se nuk ka kuptim të blejë për fëmijët rroba të reja, sepse ata rriten shumë shpejt. Radka këmben me shoqet e saj shumë rroba për fëmijë, kështu qe ato gjithashtu janë të dorës së dytë, na thotë ajo duke dalë nga një dyqan i dorës së dytë.
“Në qoftë se disponon mjaftë durim, që të kërkosh, në dyqanet e dorës së dytë mund të gjesh mallra më cilësore nga ato, që shiten në dyqanet luksoze. Çështja është më tepër psikologjike – ka njerëz, të cilët nuk mund të vishen në rroba, të cilat i ka veshur ndonjë njeri tjetër – thotë Radka Taneva. – Përveç kësaj nuk dua të paguaj për ndonjë rrobë të re dhe në këtë mënyrë t’i përkrah kushtet e tmerrshme të punës në vendet e varfra në Lindjen e Largët.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Vesella Vlladkova dhe arkiv personal
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...