Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Terra Nomadika – një festival i underground-it sipas stilit francez

БНР Новини
David Miërs kombinon tinguj nga vende të ndryshme.
Foto: arkiv personal

Kur u takova me Leksin, ajo akoma nuk ishte regjistruar në klasën e 12, por pas shpine kishte një firmë më vete dhe festivalin Terra Nomadika”.

“Ideja e emrit – tregon Leksi – është që çdo herë të jemi në hapësira të ndryshme, të ketë pak anë nomade”.

Frymëzimi për festivalin i vjen pas një qëndrimi dyvjeçar në kuadrin e një programi për këmbim kulturor në Francë: “Qëllimi ynë është të rikrijojmë euforinë, të cilën e ndiejmë dhe e provojmë kur dëgjojmë një muzikë të mirë. Secili do që në mënyrë të pavetëdijshme të përsërisë këtë gjendje shpirtërore. Për ne, pikërisht kjo është Ngjarja, e cila mund të përfshijë shqisat e shpirtit tuaj!”

Përse të pëlqeu ky tip festivalesh?

“Në fakt ideja propozon diçka më të ndryshme – vazhdon të tregojë Leksi me një fytyrë mjaft të entuziazmuar për ngjarjen e vet të parë në Bullgari – nga kuptimi i zakonshëm francez për një kohë të kaluar mirë, e pikërisht një vend të mbyllur, një verë shumë të shtrenjtë, dhe kuptohet – gratë. Unë dua diçka të pastër, pa kimi (duket se kjo është shumë e njohur aty), që më detyron të buzëqesh një javë të tërë. Pikërisht këtë bëra pas një feste të tillë – qesh e buzëqeshur dhe u dhuroja që të gjithë të njohurit e mi me shumë energji.”

Por çfarë përbën vetë Festivali? Një ngjarje e ngjashme zhvillohet në një hapësirë të madhe dhe bile në disa kate. Në qoftë se njeriu lodhet nga muzika elektronike, mund të shkojë të bëjë relaksim me jogë ose masazh, në qoftë se kërkon një komunikim më jo verbal – të përfshihet në pikturimin mbi trup ose beze,ose në një cikël global të vizionit, për të cilin organizatorët kanë mbledhur mbi 50 instrumente interesante. Ideja është që secili të krijojë në mënyrë të lirë e të natyrshme pa mësues të posaçëm. Derisa ekzekuton grupi bazë nga Bullgaria – “Ballkan kans”, në afërsi ka një cirk të vogël.

Çfarë propozon akoma festivali Terra Nomadica? Një pije energjike nga dixheji David Miërs – nga Franca. Miku kryesor i festivalit, nuk dinte shumë për Bullgarinë (bile asgjë konkrete), por pikërisht prandaj është këtu, siç thotë duke qeshur ai – të mësojë atë që mundet! Por cili është kuptimi i krijimtarisë së tij? “Të propozoj tinguj dhe muzikë nga vendet e ndryshme, por njerëzit t’i ndiejnë si të tyret, sikurse janë pjesë prej vet atyre!” Pikërisht kjo e bën David Meërs, sa i përket muzikës të mund të gërshetojë tingujt, gjuhët dhe instrumentet! Tingulli i Afrikës është i gërshetuar në gjuhë të ndryshme, të lashta dhe gjen shprehi përmes pianos dhe kitarës dhe të tjera. Përdor dhe ritme të shumta nga Amerika e Jugut, por i bën më të njohur për kulturën muzikore të Evropës.

“Rrënjët e mi janë në Francë dhe mendoj se, çdo një duhet të dijë se që ku vjen. Tani për mua është më e rëndësishme të di se ku shkoj. Në praktikë udhëtoj shumë dhe dua të udhëtoj, prandaj ndihem më tepër një qytetar i botës. Ndihem shumë mirë kudo, që të mund të provoj nga kultura dhe çdo gjë, të cilën të mundem dhe në këtë mënyrë të gjej shtëpinë time. Ndaj këtij momenti akoma nuk lëshoj efekte vizuale në koncertet e mia. Kam ide për një film, mbi të cilin po punoj aktualisht. E përfytyroj si një koncert, i cili do të jetë me elemente nga më të ndryshme gjeografik, të marra nga kulturat e shumta dhe ilustrimet, por përsëri do të doja që të duken më të njohura për njeriu perëndimor.”

Incizim nga koncerti Ballkan kans
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD