Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Martin Hafizi: “Talenti nuk mund të frenohet”

БНР Новини

Ka kandiduar në Kolegjin Muzikor Berkeley dhe ka fituar gjysmë bursë. Për fat të keq prindërit e tij nuk kanë arritur t’ia sigurojnë pjesën tjetër të shumës së domosdoshme. Kështu Martin Hafizi u gjend në Holandë, në Konservatorin për Arte Kodarts, ku mbaroi për Bachelor dhe aktualisht bën studime për Master. Vetë Martin Hafizi është i bindur se “talenti nuk mund të frenohet”. Akoma më tepër se ka filluar të merret me muzikë dhe më konkretisht me bateri që në moshën 6 vjeçe, kurse në moshën 8 vjeçe Martin fitoi çmimin e tij të parë. Ka pasur shfaqje në një skenë bashkë me muzikantë të shquar si Hristo Jocov, Bobi Jocov, Hilda Kazasjan.

Është i bindur se që t’i përvetësosh sa më mirë bateritë ke nevojë për aftësi të gjera muzikore dhe duhet të luash të paktën në piano. Nëse kjo me të cilën merret sot Martin Hafizi është ëndrra e tij e realizuar fëmijërore, apo jo, për këtë do të na tregojë vetë ai:

Pa dyshim jam më afër realizimit të ëndrrës sime fëmijërore, por jam shumë kritik dhe kam qëllime të larta. Po ndiej se jam në rrugën e realizimit të saj. Kisha nevojë për më shumë kohë, derisa të kuptoj se çfarë pikërisht dua të bëj. Që si fëmijë kisha interes ndaj daulleve dhe erdhi momenti, kur vendosa të specializoj në këtë fushë.

Është interesante të mësojmë nga Martin Hafizi se si filloi gjithçka:

Gjithçka filloi si një dëfrim. Babai im punonte në një treg. Kur kishte kohë trokiste mbi një kuti kartoni. Tërë tregu e njihte. Një ditë kisha ardhur në treg, e ndihmoja në punë. Në një moment ai kërkoi të trokas edhe unë. Në fakt kjo nuk ishte trakullimë, sepse ai kishte shkuar në mësime rreth një vit. Ndoshta ka parë ndonjë talent tek unë, sepse vendosi të takohemi me Maria Palievën – bijën e Dobri Palievit, që të më dëgjojë. Kështu u regjistrova në Shkollën Muzikore.

Cilat ishin daullet e para të Martinit?

Daullet e mia të para ishin kuti konservash dhe disa llamarina, të cilat i përdorja si cimbale. Babai im i binte pak kitarës. Nganjëherë ekzekutonim së bashku muzikë të Deep Purple. Merrnim shkopinj kinezë nga restorantet kineze, me të cilat pas kësaj ekzekutoja muzikë. Kështu filloi gjithçka.

Martin Hafizi është mbajtës i shumë çmimeve nga konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai është mbajtës i çmimit të madh prestigjioz të Dmitrij Lihaçovit në konkursin “Yjësi prej talentesh” – Sankt Peterburg, Rusi, për sukseset e tij të arritura. Cilin çmim ai mban mend edhe sot e kësaj dite?

Kujtime më të forta kam për çmimin tim të parë. Ky ishte një moment shumë emocional. Atëherë shkoja në mësime private në shkollën muzikore. Pas tre muajsh mësimesh Maria Palieva vendosi se duhet të marrë pjesë në konkursin “Pendim” në Plovdiv – ky është një konkurs shumë i njohur. Në vitin 2001 ishte konkursi im i parë dhe atëherë fitova çmimin e parë.

Shumë janë pjesëmarrjet e Martin Hafizit në koncerte të ndryshme me muzikë klasike, në koncertet me jastëkë për më të vegjlit. Ka pasur shfaqje bashkë me Filarmoninë Rinore të Sofjes, me Orkestrën Rinore Simfonike Evropiane të BE-së. Aktualisht ai bën pjesë në trion xhaz Uvira/Bruno/Hafizi, e cila u formua në vitin 2015. Nëse ai është orientuar krejtësisht në fushën e xhazit apo jo, akoma më tepër se edhe për bachelor, edhe për master ai ka mësuar në degën e xhazit të Konservatorit për Arte Kodarts?

Nuk ia kam kthyer shpinën muzikës klasike. Aktualisht bëj pjesë në kuartetin me perkusione “4Example”. Vitin e kaluar morëm pjesë në një prej konkurseve më prestigjioze në botë për ansamble me perkusione në Luksemburg. Fituam çmimin e tretë dhe çmimin e publikut. Shpresoj se në të ardhmen do ta zhvillojmë edhe këtë projekt.

Tani për tani Martin Hafizi ka vetëm një kompozim xhaz “Livadhi i popullit”. Nëse bashkëfolësi ynë ka qëllim të vazhdojë me kompozimin dhe më konkretisht me kompozime mbi bazën e muzikës popullore bullgare, e cila duhet të pranohet kudo në botë dhe e cila sipas Martinit është “shumë ekzotike” me ritmet e saj? Për mendimin e tij ende është herët për një hap të tillë, sepse tema është shumë e gjerë. “Mendoj se duhet të mësoj më shumë për folklorin tonë, që të mund të bëj orkestrime, ose të gërshetoj elemente folklorike në xhaz ose në ndonjë stil tjetër”, thotë virtuozi muzikor. Ai nuk ka stil të preferuar muzikor. Gjithmonë është gati të mësojë diçka të re dhe të pasurojë dituritë e tij. Sa i përket së ardhmes është i bindur se “muzikanti nuk duhet të bëjë plane”. Një prej gjërave në jetë që i pëlqejnë muzikantit të ri është se “duhet të luftosh çdo ditë, që të mbijetosh”.


Vitet prapa kurrizit të Martin Hafizit nuk janë shumë – vetëm 23 dhe janë plotë shumë punë dhe dashuri ndaj muzikës dhe asaj me të cilën merret. Ai ka lindur në Sofje në vitin 1993. Është interesant fakti se gjyshi i tij është shqiptar, kurse gjysha e tij Maria Sllavçeva dhe babai i tij Orlin Hafizi kanë punuar në Redaksinë e Gjuhës Shqipe. Nëna e tij gjithashtu ka punuar si redaktore zëri në radio.

Çmimet për talentin e Martinit nuk janë pak. Nëse është lehtë të rritet një talent në Bullgari?

Mendoj se nuk është lehtë, duke parë se si nëna ime dhe babai im luftojnë që të zhvillohem unë. Por mendoj se nuk është e pamundur. Më duket më vështirë sesa është në Perëndim, por kjo na bën më të fuqishëm. Përveç kësaj ne jemi njerëz shumë të talentuar, kurse talenti nuk mund të frenohet.

Jemi të bindur se talenti i Martin Hafizit “nuk mund të frenohet” dhe se ai do të vazhdojë të korrë shumë suksese në skenat botërore dhe në ato bullgare edhe në të ardhmen.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD