Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për pleqtë ende të zgjuar feudalë*

Protesta e shkencëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe të Akademisë Bujqësore
Foto: BGNES

Një ish Ministër bullgar i Financave i kishte quajtur shkencëtarët bullgarë “pleq feudalë”, të cilët pushojnë në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe e presin pagën mujore. I njëjti Ministër i Financave, sipas të cilit Akademia Bullgare e Shkencave dhe Sinodi i Shenjtë janë një gjë, mbeti në historinë me akoma një frazë. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “pizza vegjetariane”, domethënë “buxhet shtetëror”, ku ishin pakësuar shumë edhe paratë për veprimtarinë shkencore. Sipas fjalëve të Ministrit “shkenca nuk është gjëja më kryesore në kohë krize”. Shtatë vjet më vonë nuk vëzhgohet ndryshim i qëndrimit të burrave të shtetit të Bullgarisë ndaj shkencës.

Projektbuxheti për vitin 2017, i votuar dje në lexim të parë në Komisionin Buxhetor të Parlamentit, parashikon rreth 2.5 mln euro më shumë mjete për Akademinë Bullgare të Shkencave. Paratë për Akademinë do të jenë pak mbi 40 mln euro. Nuk duhet të jesh as financier, as shkencëtar, që të kuptosh se me 40 mln euro nuk mund të zhvillohet shkenca. Në sfondin e shifrave të thata deklaratat e qeverisë këtë verë se arsimi mbetet prioritet, disi nuk duken serioze. Parametrat konkrete të buxhetit të shtetit për vitin 2017 u bënë të njohura rreth Ditës së Iluministëve të Popullit më 1 nëntor, kur shkencëtarët dolën në një protestë paqësore në Bullgari. Sipas tyre projektbuxheti ka qëllim likuidimin e shkencës te ne. Ata e përkrahën këtë mendim të tyre me fakte konkrete. Sipas prof. Llëçezar Avramov, drejtor i Institutit të Elektronikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, mjetet e parashikuara për vitin tjetër do të mbulojnë vetëm 85 për qind të shpenzimeve për pagat, të cilat tashmë disa vite janë ndër më të voglat në Bullgari. Paga mesatare në Akademinë Bullgare të Shkencave është pak mbi 350 euro, kurse paga minimale e punës në Bullgari që nga viti 2017 është 230 euro. Sa u përket të ardhurave të shkencëtarëve Bullgaria largohet me tempe të shpejta nga normat mesatare evropiane, gjë që natyrisht mund të thuhet për të gjitha të ardhurat në vend. Mosha mesatare e shkencëtarëve në Akademinë Bullgare të Shkencave është 49 vjeçe, kurse shpjegimi i Kryetarit të saj, i akademikut Stefan Vodeniçarov, është i thjeshtë: mungesa e parave i dëbon shkencëtarët e rinj.

Në të njëjtën kohë Bullgaria ka miratuar një dokument strategjik me titullin “Program kombëtar për reforma”, i cili është në zbatim të strategjisë “Evropa 2020”. Qëllimi kryesor i dokumentit në fjalë është formulimi i detyrës së shtetit për të siguruar mjete për zhvillimin e shkencës dhe të inovacioneve me përmasë mbi 1.5 për qind prej PBB-së deri në vitin 2020. Tri vjet para kësaj Bullgaria është larg këtij qëllimi. Diçka më tepër – vendi ynë humb pozitat e veta në klasifikimet ndërkombëtare të konkurrueshmërisë. Shkencëtarët perëndimorë tashmë disa vite thonë se baza ekonomike e botës së qytetëruar ndryshon, kurse përparësitë konkurruese të një populli tashmë nuk varen nga faktorët tradicionalë – klima e favorshme, ose pasuritë natyrore, por nga dituritë e marra në universitete dhe institucionet shkencore të shtetit përkatës. Marrja dhe aplikimi i diturisë cilësore është prioriteti i parë i lidhur me të ardhmen e popullit. Ky koncept është në thelbin e Strategjisë së Lisbonës të BE-së. Aktualisht shkencëtarët në Bullgari mendojnë se vendi ynë ecën kundër kësaj rryme kryesore. Rezultati i nënvlerësimit të veprimtarisë shkencore është largimi në masë i shkencëtarëve të rinj. “Bullgaria është shndërruar në një inkubator specialistësh, të cilët mësohen këtu, shteti dhe familjet e tyre investojnë mjete, që të kontribuojnë pas kësaj këta njerëz të rinj për të ardhurat dhe prosperitetin e shteteve të tjera” – ky është konstatimi i trishtuar i prof. Avramovit.

Protesta e shkencëtarëve këtë javë nuk do të jetë e fundit. Më 10 nëntor, kur shënojmë përvjetorin e rënies së regjimit komunist, Akademia Bullgare e Shkencave ka në plan të zhvillojë në të hapur në sheshin “Aleksandër Batenberg” në kryeqytet një mbledhje të përbashkët të shkencëtarëve dhe të punonjësve në Akademinë Bullgare të Shkencave. Ata shpresojnë se do të mblidhen 5-6 mijë veta, të cilët do të shqyrtojnë problemet në shkencë, përfshi këtu dhe financimin e saj. Janë ftuar edhe “mysafirë të nderuar” – Kryeministrin, Ministren e Arsimit dhe Shkencës Meglena Kuneva dhe Zëvendëskryeministrin Tomisllav Donçev, të cilët janë anëtarë të të ashtuquajturit “Këshill i Kujdestarëve” të Akademisë Bullgare të Shkencave. Detyra e tyre jo vetëm si persona shtetërorë, por edhe si anëtarë të këtij këshilli është që të kujdesen për interesat e shkencëtarëve dhe të sigurojnë punë efektive në sistem. Çdo një bisedë është e dobishme, por një gjë është e sigurt – ndryshime në buxhet për shkencën nuk do të ketë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

*Në nëntor të vitit 2009 Ministri i atëhershëm i Financave Simeon Djankov i quajti punonjësit në Akademinë Bullgare të Shkencave “pleq feudalë”, duke u ngatërruar ndoshta me shprehjen “pleq të Sinodit”, ose “pleq sinodalë”. Kështu në gjuhën e folur quhen anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD