Në lidhje me përvjetorin e saj të 80-të “Radio Bullgaria” ju ofron që çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen çdo muaji.
Kanali muzikor “Folklor” i Radios Kombëtare Bullgare do të kremtojë përvjetorin e vet të tretë me një koncert në Studion e Parë të Radios më 20 nëntor në orën 15.00. Janë ftuar pjesëmarrës nga tërë shteti, të cilët prezantojnë folklor burimor – nga fshatrat Breznica, Abllanica dhe Sejdol, nga qyteti Haxhidimovo, ashtuquajturat Bistrishki Babi (Gjyshet e fshatit Bistrica), kështu edhe miq të kanalit “Folklor” nga Sofja – trioja “Evridika” dhe kuarteti “Avigeja” etj.
“Nuk kam ardhur, moi Kalina” – interpreton Nedjallka Keranova, në shoqërim të Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Kosta Kolev, i cili është kompozitori i këngës. Nedjallka Keranova këndon kryesisht këngë nga krahina e saj Trakia. Ka punuar me ansamblin folklorik të qytetit Plovdiv, në Ansamblin shtetëror “FilipKutev”, në orkestra të shquara për muzikë dasme. Në ambientet muzikore ajo është njohur si “Ella Fitzgerald bullgare”.
“Është nisur trimi” është kënga e njohur e grupit folklorik nga fshati Abllanica (Bullgari Jugperëndimore). Më 20 nëntor në koncertin, kushtuar përvjetorit të tretë të kanalit folklorik të Radios Kombëtare Bullgare, grupi i përzier folklorik pranë vatrës së kulturës të fshatit Abllanica do të prezantojë këngë monofonike, karakteristike për bullgarët myslimanë. Ky ansambël është krijuar në vitin 1954/55 dhe deri më sot fiton çmime prestigjioze në festivale bullgare dhe të huaja.
“Aria e Rodopeve” është pjesë e albumit të NedjallkoNedjallkovbit “Dua të them” (2014). Ekzekuton Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, bashkë me Nedjallko Nedjallkovin. Kompozitori është Georgi Andreev. Ky propozim është pak më modern dhe është në kufirin midis stileve të ndryshme, mirëpo fyelli i Nedjallko Nedjallkovit prej shumë kohe ka kapërcyer kufizimet e zhanreve.
Mund ta shikoni koncertin në sajtin tonë dhe në You Tube kanalin e Radios “Binar” në orën 13 GMT më 20 nëntor.
Tercet nga opera “Norma” kryesoi klasifikimin për arien më të dashur të dëgjuesve të Radio Bullgarisë për muajin tetor.
Me short u zgjodhën tre dëgjues, të cilët do të marrin dhuratë – CD e fundit me prodhimin muzikor të Radios Kombëtare Bullgare. Fituesit janë: Alexander Kuzyominski nga Ukraina, Stephane Mertens nga Gjermania dhe Sanussi Dankaba nga Nigeria.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..
Muzikantët nga grupi JazzBoree gërsheton traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”),..