Ai, i cili i bën të hareshëm djemtë e Krishtlindjes, i bekoftë Zoti...
Qoftë viti i begatshëm,
Qoftë i bereqetshëm,
Qofshin të mbushura plevicat,
Të mbijnë aty ku parmenda kalon dhe nuk kalon.
Qofshin të mbara të mbjellat!
Thoni, o shokë: Amin!
Një nga ritet më të dashura Natën e Buzmit që nga koha më e lashtë është zakoni i quajtur bullgarisht Koleduvane. Që në orët e para të 25 dhjetorit nëpër fshatrat niseshin grupe të djemve për të bekuar dhe për të uruar shëndet të plotë dhe mirëqenie, martesë të suksesshme dhe bereqet. Ata djem bullgarisht quhen “koledari”. Përgatitja fillonte që nga Dita e Ignat Hyjmbajtësit, e cila bie gjithnjë më 20 dhjetor. Atë ditë grupet mblidheshin dhe më të moshuarit u transmetonin më të rinjtë këngët karakteristike për këtë rit.
“E zënë dhembjet e lindjes Nënën e Zotit që nga Dita e Ignat Hyjmbajtësit deri te Krishtlindja që të lindë Zotin e Ri” – kështu fillojnë shumë këngë të ritit, të cilat interpretohen gjatë Natës së Buzmit para Krishtlindjes, atëherë kur toka dhe qielli festojnë lindjen e Perëndisë. Disa prej tyre rikrijojnë subjekte, që hasen në legjendat folklorike kushtuar Hyjlindëses. Ajo lindi Jezusin e vogël, por pasi e lindi, e humbi. Nisi ajo për të kërkuar dhe hasi një grup djemsh koledarë. I pyeti, a ishin takuar Zotin e Ri. Ndërsa ata iu përgjigjën “E takuam, por nuk e njohëm.” I tillë është teksti i këngës së Krishtlindjes nga fshati Pirgovo, rajoni i qytetit Ruse.
Me lindjen çudibërëse të Zotit lidhet edhe legjenda për vasha me këmishën mahnitëse të zbukuruar me yje dhe diej, të endur dhe të qëndisur sikur nuk e ka prekur dorën e njeriut. E pyetën vashën kush e ka punuar këtë këmishë. Ndërsa vajza iu përgjigj, se e mori këmishën si dhuratë nga Hyjlindësja, sepse i ndihmoi duke kujdesur për foshnjën e saj. Shkencëtarët konsiderojnë, se kjo legjendë përbën një variant folklorik i teksteve apokrife të krishtere.
Ndër këngët urim, të cilat djemtë koledarë interpretojnë, ka urime për çdo anëtar të familjes, për çdo moshë, për çdo zanat. Ka këngë, të cilat djemtë interpretojnë duke kaluar nga një shtëpi në tjetrën. Zakonisht përmbajtja e tyre lajmëron, se “vijnë miq të mirë – djemtë koledarë”. Në një këngë nga Bullgaria Veriperëndimore tregohet për një pëllumb gri e bardhë, i cili gugati në vazhdim të tri ditëve. Një igumen i vjetër e pyeti pse gugat, ndërsa pëllumbi iu përgjigj, se te tij do të vijnë djemtë koledarë. Kjo këngë vjen të sugjerojë, se forca magjike e bekimit të djemve koledarë do të arrijë secilin.
Pavarësisht nga krahina folklorike, në të cilën janë të krijuara këngët e djemve koledarë interpretohen në mënyrë antifone – pra burrat janë të ndarë në dy grupe – njeri këndon, ndërsa grupi tjetri – përsërit po këtë tekst pas grupit të parë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..