Deri më 7 shkurt galeria e kryeqytetit “Njuans” propozon një zgjedhje interesante dhe të vlefshme prej krijimeve. Në të janë treguar si krijime të klasikëve ashtu dhe të talenteve modern nga brezat e ndryshme. Në udhëtim përmes kohës na fton ekipi i piktores punonjëse galerie Lili Vlladimirova. Ciceronja jonë është Ognjana Vakavlieva:
“Me një guxim të madh mund të them, se ai fillon që nga krijimi i botës – fillon ajo. – E them me buzëqeshje. Sepse kemi një krijim të shkëlqyer – një plastikë prej qeramike të Maria Nozharovës, e cila është e quajtur “Parajsa e humbur”. Dhe me të vërtetë, dhe materiali i qeramikës, teknika e shkëlqyer dhe imagjinata e Maria Nozharovës na kthejnë në këto kohëra shumë të lashta, të cilat që të gjithë ne i mbajmë në vetvete. Kurse që aty, përmes krijimeve nga koha e klasicizmit, të krijuesve si Atanas Mihov, Pjotër Stojanov, Boris Mitov, Aleksandër Mutafov, Jarosllav Veshin, Ivan Mërkviçka, Penço Ballkanski, Stojan Rajnov, Presllav Kërshovski filluan të hapin dritaret të cilat në çojnë që nga zanafilla e njeriut , të ndjenjave përmes fëmijërisë, dashurisë, ndjeshmërisë...Gjithë këto nocione të përjetshme, deri tek të cilat afrohet arti.”
Një farë aksenti në ekspozitë është dhe takimi i dialogut të dy krijimeve. Autorët e tyre janë të ndarë prej një distance afro 100 vjeçare. Këto janë portretet e punuara në mënyrë të shkëlqyer të piktorit Boris Mitov, i cili ka pikturuar gjeneralin Nikolla Bakërxhiev dhe bashkëshorten e tij. Gjenerali ka qenë ministër ushtarak nga 11 janari i vitit 1929 deri më 31 janar 1931. Boris Mitov ka pikturuar portretet e tyre gjatë vitit 1930. Por fare afër tyre janë treguar portretet, e krijuara nga një autore moderne – Neli Hristova, e cila punon në fushën e qeramikës. Dhe kështu paraqitet pamja e një gjenerali tjetër – përrallor, i papërcaktuar si personalitet. Krahas me të është bashkëshortja e tij. Dhe këto krijime – pikturë dhe qeramikë, komunikojnë midis tyre.
Deri në çfarë mënyre fryma e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri do të mbretërojë në seleksionimin e krijimeve të galerisë?
“Krijimet të cilat po i prezantojmë këtu, kuptohet se janë disa nga krijimet më të ndritshme. E dimë se arti ka dhe anën e vet të errët. Kemi krijues të cilët janë shumë të fuqishëm, por ata mbajnë në vetvete shumë brengë, si dhe ndjenja më të errëta. Po kështu dhe një kritikë sociale. Ne jemi drejtuar ndaj krijimeve, të cilat janë të përmbushura me një kolorit të shkëlqyer, i cili zgjon ndjeshmërinë pozitive të njeriut. Dhe mund të them, me një estetikë kategorike. Ky është fakti, të cilin çdo një vizitues i galerisë sonë do të mund të ndiejë me të vërtetë një ëmbëlsi për shqisat e veta, mjeshtërinë e krijuesve, përkushtimin ndaj artit dhe dritës, dritë të shumtë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi nga ekspozita: Galeria “Njuans” dhe Veneta Pavllova
Përdorimi i formave të respektit që tregojnë fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e komunikimit tek bullgarët e Shqipërisë janë objekt analize në punën e Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës. Ajo e mblodhi..
Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..