Do të ketë një konferencë kyçe për Qipron më 12 janar
Kryeministri grek Aleksis Cipras bisedoi në telefon me kolegen e vet britanike Tereza Mej sa i përket konferencës së ardhshme ndërkombëtare më 12 janar në Gjenevë për bashkimin e Qipros. Mej ra dakord se, bisedimet për dorëheqjen kanë shënuar një përparim të madh dhe kjo dinamikë duhet të vazhdojë. Në lidhje me problemin, do të zhvillohen bisedime të Ciprasit me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan-Kllod Junker, me presidentin francez Fransoa Olland dhe me kancelarin gjermane Angela Merkell. Sipas gazetës zvicerane “Le Temps”, për bisedime me kryeministrat e Greqisë dhe të Britanisë së madhe më 12 janar në Gjenevë do të jetë presidenti turk Rexhep Erdogan. Përpara kësaj nga data 9 deri më 11 janar do të bisedojnë presidenti qipriot Nikos Anastasiadis dhe lideri i turqve qipriot Mustafa Akënxhë.
Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi u zgjat me akoma 3 muaj
Tri ditë pas sulmit vdekjeprurës të Vitit të Ri kundër një klubi të natës në Stamboll, parlamenti turk miratoi zgjatjen me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, të aplikuar pas provës për grusht shteti gjatë muajit korrik. Aplikimi i gjendjes së jashtëzakonshme deri tani çoi deri në arrestime të më të paktën se 37 000 vetave dhe shkaktoi shqetësim nga ana e Bashkimit Evropian. Ajo qe zgjatur njëherë dhe vendi duhej të kthehet drejt zbatimit normal të ligjit më 19 janar.
Inflacioni në Turqi arriti 8,3%
Statistika e Turqisë mohoi se, inflacioni në vend është rritur më shumë sesa ajo që është pritur gjatë muajit dhjetor dhe rritmi i saj vjetor është rritur në 7% gjatë muajit nëntor deri në 8,53% gjatë muajit dhjetor. Gjatë këtyre rrethanave qeveria prognozon një inflacion prej 7.5% në fund të vitit 2016 dhe 6,5% gjatë vitit 2017.
Taksat e grekëve po vazhdojnë të rriten
Detyrimet e grekëve ndaj autoriteteve taksambledhëse gjatë muajit nëntor i kanë tejkaluar 94 miliardë eurot, kurse borxhlinjtë tanimë janë 4 312 287, njofton botimi grek Njuz.in. Analizatorët paralajmërojnë se, në qoftë se borxhet nuk fillojnë të pakësohen, me siguri gjatë tremujorit të parë të këtij viti ato do të kalojnë 100 miliardë euro, kurse deri në fund të vitit 2017 ato do të dalin në 60% nga produkti i brendshëm bruto. Autoritetet financiare në vend frikësohen më në veçanti nga rrethana se, borxhet ndaj shtetit rriten pavarësisht nga sanksionet e imponuara, si konfiskime të pronës së patundshme dhe të ardhurat e njerëzve me detyrime. Gjatë vitit të kaluar janë kryer mesatarisht nga 500 konfiskime të tilla.
Qeveria rumune morri një votë të besimit
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve, të cilat i fitoi e majta në Rumani me premtime për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, qeveria e re e socialdemokratëve mori një përkrahje të gjerë në parlament. Bashkë me partinë e vogël Aleancë për liberalët dhe demokratët (ALDE) socialdemokratët bazohen mbi përgjithësisht 250 vota në parlamentin 465 anëtarësh. Në qeverinë e re të kryesuar nga kryeministri Sorin Grindjanu, Aleancë për liberalët dhe demokratët ka katër karrige ministrore dhe një post për zëvendëskryeministër. Programi për drejtim parashikon që deri në vitin 2020 Rumania të bëhet ekonomia e 13 për nga fuqia ekonomike në Bashkimin Evropian (gjatë vendit të tanishëm të 17), kurse PBB i vendit të shtohet me 5,5% për vit. Gjatë vitit 2016 rritja është me 4,8%. Opozita e djathtë centriste e akuzon kryeministrin në populizm, sepse nuk është e mundur që këto premtime të mund të kryhen pa shkaktuar një situatë të vështirë financiare.
Bosnja e shqetësuar nga marrëdhëniet e saj të keqësuara në regjion
Kryetari i kryesisë boshnjake Mlladen Ivaniç komentoi, i cituar nga agjencia Tanjug se, marrëdhëniet e Bosnjës dhe Hercegovinës me vendet fqinje asnjëherë nuk kanë qenë më të këqija. Në këtë kontekst Ivaniç theksoi se, është tepër e domosdoshme të zhvillohet një takim trepalësh të përfaqësuesve të BiH, Serbisë dhe Kroacisë, që të mund marrëdhëniet midis tyre të përmirësohen.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..